• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 13 August, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

13 August, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
TENSIONET NË EGJE/ Turqia zgjat deri më 4 nëntor kërkimet për naftë, mediat greke: Konflikti me Francën na prek…
Home
Nderkombetare

TENSIONET NË EGJE/ Turqia zgjat deri më 4 nëntor kërkimet për naftë, mediat greke: Konflikti me Francën na prek…

25 October, 2020 s.autor Botë, Nderkombetare

Një Navtex (njoftim për detarë) i ri i cili do të vazhdojë deri më 4 nëntor, është shpallur për zonën ku anija turke Oruç Reis do të kryejë punime sizmike në Mesdheun Lindor, transmeton Anadolu Agency (AA).

Sipas njoftimit, anija për kërkime sizmike Oruç Reis, do të jetë e shoqëruar nga anijet Ataman dhe Cengizhan në punimet sizmike që janë zgjatur deri më 4 nëntor në Mesdheun Lindor.

Anija kërkimore sizmike Oruç Reis mund të kryejë të gjitha llojet e kërkimeve gjeologjike, gjeofizike, hidrografike dhe oqeanografike, veçanërisht për kërkimet e shelfeve kontinentale dhe burimeve natyrale.

“Në anijen e cila është një nga anijet e rralla në botë e pajisur plotësisht dhe për shumë qëllime, mund të kryhen kërkime sizmike 2 dhe 3 dimensionale, kërkime të gravitetit, gjeofizike në mënyrë manjetike. Anija mund të kryejë operacione sizmike 3 dimensionale deri në 8.000 metra dhe dy-dimensionale në një thellësi deri në 15.000 metra”, shkruan agjencia shtetërore e lajmeve turke.

Mediat greke ndërkohë bëjnë të ditur se marina greke është vënë menjëherë në lëvizje për të ndjekur lëvizjen e Oruç Reis, që shoqërohen nga disa anije luftarake turke.

Gazeta Pro Thema shkruan se në veçanti, Pentagoni po shqyrton mënyrën më të mirë për të përdorur forcat detare që monitorojnë rrjedhën e Oruç Reis dhe anijet luftarake turke që e shoqërojnë atë, në mënyrë që të shmangë – sa më shumë të jetë e mundur – stresin e ekuipazheve të flotës greke dhe mjetet e përdorura për monitorimin e veprimtarisë së paligjshme turke në një zonë të shelfit kontinental grek.

Greqia duket se është e shqetësuar dhe në lidhje me përplasjet më të fundit mes Turqisë dhe Francës, ku Parisi vendosi që të tërheqë ambasadorin francez nga Ankaraja./Gazeta Shqip

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article "PIMË KAFEN MË TË SHKURTËR..."/ Arbana Osmani del me Eduartin 5 ditë pas lindjes, ja si duket (FOTOT)
Previous article TENTUAN TË KORRUPTOJNË POLICËT NË RINAS ME.../ Arrestohen dy persona brenda aeroportit (VIDEO)

s.autor

Postime të ngjashme

PAS GODITJES NGA LUFTA/ Irani riformon strukturën komanduese të vendit Botë

PAS GODITJES NGA LUFTA/ Irani riformon strukturën komanduese të vendit

EKSODI MAROKEN/ Ceuta një vend torture dhe kurthi për emigrantët e mitur, 5 vajza u përdhunuan në një javë, dhjetëra u shpëtuan Botë

EKSODI MAROKEN/ Ceuta një vend torture dhe kurthi për emigrantët e mitur, 5 vajza u përdhunuan në një javë, dhjetëra u shpëtuan

ANALIZA E REL: A po bëhet mosnjohja e Kosovës aset diplomatik i Ukrainës? Botë

ANALIZA E REL: A po bëhet mosnjohja e Kosovës aset diplomatik i Ukrainës?

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT