• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 15 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

15 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
“SPITALET DO…”/ Brataj: Maska është e nevojshme! Ato me valvul nuk duhen përdorur
Home
Sociale

“SPITALET DO…”/ Brataj: Maska është e nevojshme! Ato me valvul nuk duhen përdorur

23 October, 2020 F.autor Aktualitet, Breaking News, Sociale

Në një kohë kur shumë qytetarë kanë kundërshtuar vendimin për mbajtjen e maskave ndërsa disa të tjerë thonë se ajo nuk të mbron nga COVID, Kreu i Urgjencës Kombëtare, Skënder Brataj thotë se ajo është shumë e rëndësishme për të parandaluar përhapjen e saj.

Në një intervistë për Report Tv, ai thotë se maskat të cilat nuk duhen përdorur janë ato me valvul. Kjo pasi sipas tij, maska filtron vetëm ajrin në hyrje dhe jo në dalje. Nëse një person është i infektuar, maska me valvul nuk e ndalon që të infektojë dikë tjetër.

Ne kami patur një ulje të vdekshmërisë. Maska nuk mund të bëjë dëm. Maskat më të mira mund t’i gjesh. Maskat me valvula nuk duhen përdorur. Ato janë bërë për ambientet me pluhura dhe janë për personel profesional. Ato janë për personel profesional. Unë jam mjek dhe punoj brenda në një repart me të infektuar me COVID dhe nuk kam se çfarë e infektoj atë. Maska me valvul më lejon që kur marr frymë, ajri kalon përmes filtrave, ndërsa kur nxjerr ajrin, valvula hapet dhe ajri nuk kalon përmes filtrave. Po ta kem jashtë maskën në një ambient të jashtëm, kur nxjerr ajrin, nëse jam i infektuar do ta nxjerr ashtu të infektuar pasi ajo nuk kalon tek filtrat. Maskat profesionale bëjnë filtrimin si në hyrje ashtu edhe në dalje” – tha Brataj.

Mjeku thotë se situata aktualisht nën kontroll, pasi pavarësisht nga rritja e të infektuarve, numri i viktimave është njësoj. Kjo tregon që njerëzit kanë gjetur mënyrën për të përballuar deri në njëfarë niveli, koronavirusin.

“Puna shkencore po vijon. Sot ne kemi numrat 3 fish të mars-prillit të të infektuarve por viktimat janë njësoj. Nuk është fakti i zhdukjes së këtij virusi por kontrolli i saj përmes terapive intensive. Dhe në vendet e tjera, numri i të vdekurve dhe atyre në gjendje të rëndë nuk është njësoj me numrin e të infektuarve. Nuk ka ende një terapi, antiviral anticovid. Janë antiviralët që janë përdorur nga të gjithë. Remdisivir u përdor në fillim tek Ebola në Afrikë. Remdesivir nuk tregoi ndonjë superioritet nga antiviralët e tjerë. Vaksina mendoj se do të jetë e gatshme në fillim të vitit tjetër” – shprehet Brataj.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article ZGJEDHJET NË SHBA/ Të gjithë përfshihen në votime, astronautët do votojnë nga hapësira
Previous article STUDIMI I FUNDIT/ E ftohura mund t’ju mbrojë nga goditja e rëndë e COVID-19

F.autor

Postime të ngjashme

AKUZAT PËR PUNËSIMIN E NJË TË MITURI/ Reagon Gjergj Luca: Më mbrojnë puna, investimet dhe transparenca Aktualitet

AKUZAT PËR PUNËSIMIN E NJË TË MITURI/ Reagon Gjergj Luca: Më mbrojnë puna, investimet dhe transparenca

PROTESTA PËR ZVËRNECIN/ Mijëra protestues nisin marshimit në rrugët e Tiranës Aktualitet

PROTESTA PËR ZVËRNECIN/ Mijëra protestues nisin marshimit në rrugët e Tiranës

PROTESTAT NË SHQIPËRI/ Gazeta italiane: Po shndërrohen në antisemitizëm: Hebrenjtë dhe izraelitët në shënjestër Aktualitet

PROTESTAT NË SHQIPËRI/ Gazeta italiane: Po shndërrohen në antisemitizëm: Hebrenjtë dhe izraelitët në shënjestër

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT