• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 13 August, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

13 August, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
“PLUHUR I VERDHË VIRUSI NGA KINA”/ Koreja e Veriut paralajmëron qytetarët: Rrini në shtëpi
Home
Nderkombetare

“PLUHUR I VERDHË VIRUSI NGA KINA”/ Koreja e Veriut paralajmëron qytetarët: Rrini në shtëpi

23 October, 2020 s.autor Botë, Nderkombetare

Koreja e Veriut ka paralajmëruar qytetarët e saj të qëndrojnë në shtëpitë e tyre për shkak të frikës se “një pluhur i verdhë” që vjen nga Kina mund të sjellë me vete koronavirusin.

Rrugët e Penianit ishin virtualisht të zbrazura të enjten pas njoftimit. Shteti i izoluar pretendon se nuk ka asnjë rast koronavirusi, por ka qenë në gadishmëri të lartë që nga janari me mbyllje strikte të kufijve dhe kufizim të lëvizjes.

Nuk ka ndërkohë një lidhje të njohur mes reve sezonale të pluhurit dhe Covid-19. Sidoqoftë, Koreja e Veriut nuk është vendi i vetëm që sugjeron për një lidhje.

Ekipi i BBC për dezinformimet nënvizon se edhe Turkmenistani ka folur për pluhur virusi që ishte edhe arsyeja përse qytetarëve i është kërkuar të mbajnë maska.

Në televizionin e kontrolluar nga shteti të Koresë së Veriut u transmetuan disa raporte për motin të mërkurën bashkë me paralajmërimin e një fluksi pluhuri të verdhë, që pritej të mbërrinte.

Po ashtu u njoftua edhe ndalimi në shkallë kombëtare i punimeve të ndërtimit jashtë. Pluhuri i verdhë i referohet rërës nga shkretëtirat mongoleze dhe kineze që fryn në Korenë e Veriut dhe atë të Jugut në kohë të caktuara të vitit.

Ai është i përzierë më pluhur toksik që për vite ka ngritur shqetësime për shëndetin në të dyja vendet. Për rrezikun nga pluhuri janë paralajmëruar edhe ambasadat në Penian.

Ambasada ruse atje tha në faqen e saj të Facebook-ut se Ministria e Jashtme e vendit i kishte dërguar një njoftim për stuhinë e pluhurit bashkë me rekomandimin për të qëndruar në ambjente të mbyllura dhe për të mbyllur dritaret.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article VIDEO E RRUGËS SË KOMBIT/ Rama "debaton" me komentuesit për borxhin: Po Japonia që e ka 130%...
Previous article I PËRMËNDIN ENVER HOXHËN/ Elton Ilirjani: Po të ishte gjallë do të bënte s*ks me mua

s.autor

Postime të ngjashme

PAS GODITJES NGA LUFTA/ Irani riformon strukturën komanduese të vendit Botë

PAS GODITJES NGA LUFTA/ Irani riformon strukturën komanduese të vendit

EKSODI MAROKEN/ Ceuta një vend torture dhe kurthi për emigrantët e mitur, 5 vajza u përdhunuan në një javë, dhjetëra u shpëtuan Botë

EKSODI MAROKEN/ Ceuta një vend torture dhe kurthi për emigrantët e mitur, 5 vajza u përdhunuan në një javë, dhjetëra u shpëtuan

ANALIZA E REL: A po bëhet mosnjohja e Kosovës aset diplomatik i Ukrainës? Botë

ANALIZA E REL: A po bëhet mosnjohja e Kosovës aset diplomatik i Ukrainës?

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT