Kryeministri Rama u përgjigjet naftëtarëve të Ballshit, pas thirrjeve të vazhdueshme të tyre për pagesën e rrogave të prapambetura dhe rifillimin e punës në Rafineri. Ata i kanë kërkuar Ramës që ai të shkojë vetë në Ballsh.
Ndërkohë, pak minuta më parë ka reaguar vetë kryeministri, i cili u kërkon naftëtarëve që të dalin nga greva dhe ai do të niset menjëherë drejt Ballshit.
“Unë jo vetëm nuk po hesht por po përsëris çdo ditë: Ndalni grevën dhe ulemi diskutojmë për hallin tuaj! Nuk ka negociata me presione e me ultimatume në një familje, po ka qarje halli me logjikë e me zemër të hapur! E thjeshtë:Dilni nga greva dhe do vij unë vetë tek ju menjëherë”, shkluan Rama.


