• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 13 August, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

13 August, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
DEBATET/ Gjoni: Nga çanta e zezë ke marrë të bardhë dhe po ndryshon… Spartak Braho i ‘përvishet’: Ke hyrë në Kuvend nga vrima, unë…
Home
Politikë

DEBATET/ Gjoni: Nga çanta e zezë ke marrë të bardhë dhe po ndryshon… Spartak Braho i ‘përvishet’: Ke hyrë në Kuvend nga vrima, unë…

22 October, 2020 s.autor Politikë

Debate të forta ka pasur sot në Parlamet mes Ralf Gjonit dhe Spartak Braho për ndryshimin e historisë, që sipas deputetit Gjoni po e bën Braho.

Në fjalën e tj deputeti Gjoni tha se kjo është e turpshme, pasi rishikimi i historisë duhet të bëhet nga historianë dhe akademikë.

Si  përgjigje, Spartak Braho i tha Ralf Gjonit se në Parlament nga hyrë nga vrima, ndërsa vetë ai ka në 1997 që zgjidhet nga populli.

 Ralf Gjoni: Të nderuar kolegë. Epo që në vitin 2020 Tak Braho të shkruante historinë e Shqipërisë këtë nuk kishte për të ma marrë mendje kurrë. I paparë je baba Taku i paparë. Sot Spartak Braho rishkruan historinë e Shqipërisë, ka ndryshuar profesion nga çanta e zezë ka marrë çantën  e bardhë. Nga të zezat me të cilat je marrë për dekada, sot  je kthyer në zbardhës të historisë. Kjo  është e turpshme zoti kryetar. A e kuptoni se historia nuk ndryshohet nga një grup deputetësh. Çfarë je duke bërë zoti Ruci. Ju pranoni të shqyrtoni një propozim ligjor për të ndryshuar historinë.

Shqiptarë shiheni çfarë po ndodhe: Në nenin 1 të këtij projekt ligji thuhet: Periudha e komunizmit është periudha e historisë nga 29 nëntori 1944 deri në 8 dhjetor 1990. Një fjali dhe u ndryshua historia. Si mundet që një grup deputetësh të ndryshojë historinë.  Me këtë mendësi i bie që nëse  Rama nesër ka një interes nga Greqia apo një votë greke për hapjen e negociatave, e bie që me disa deputetë me lëpirëse në dorë Rama të fshijë historinë e Shqipërisë dhe të fshije gjenocidin grek ndaj çameve. Historia në vende normale, nuk po flas për vende serioze, ndërrohet përmes komisioneve konsensuale ndërinstitucionale në bazë të kërkimit shkencor historik.

Spartak Braho: Ralf Gjoni ka hyrë nga vrima në parlament si deputet. Unë kam që në 1997 i votuar si mazhoritar. Mua më ka peshuar populli. Ralf Gjoni nuk është peshuar akoma dhe sot ka marrë rolin e korrigjuesit ai të historisë.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article SITUATA E COVID-19/ Mjekja: Maska shumë e rëndësishme, të mbahet edhe nga fëmijët mbi 6-vjeç
Previous article FRYMËZUAR NGA LADY DIANA/ Si e kombinon Kate Middleton pallton e kuqe (FOTOT)

s.autor

Postime të ngjashme

"ËSHTË REFORMË PËR VENDIN, JO PËR..."/ Rama me kryebashkiakët e PS: Qytetet do ofrojnë shërbime njësoj si sot Breaking News

"ËSHTË REFORMË PËR VENDIN, JO PËR..."/ Rama me kryebashkiakët e PS: Qytetet do ofrojnë shërbime njësoj si sot

"SHQIPËRIA E PARA NË BOTË PËR SIGURINË KIBERNETIKE"/ Reagon Rama: Urrejtësit e mi besnikë mund të hidhen përpjetë, por… Breaking News

"SHQIPËRIA E PARA NË BOTË PËR SIGURINË KIBERNETIKE"/ Reagon Rama: Urrejtësit e mi besnikë mund të hidhen përpjetë, por…

"LE T'I LËMË FANTAZMAT TË DALIN NË PENSION"/ Ministrja Dhuka i përgjigjet homologut serb: Historia nuk kthehet pas pse do Beogradi... Politikë

"LE T'I LËMË FANTAZMAT TË DALIN NË PENSION"/ Ministrja Dhuka i përgjigjet homologut serb: Historia nuk kthehet pas pse do Beogradi...

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT