• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 27 September, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

27 September, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
TRANSPORTONIN EMIGRANTË TË PALIGJSHËM/ Arrestohet 4 persona në Gjirokastër
Home
Aktualitet
Kronikë

TRANSPORTONIN EMIGRANTË TË PALIGJSHËM/ Arrestohet 4 persona në Gjirokastër

22 October, 2020 s.autor Aktualitet, Kronikë

Policia e Gjirokastrës brenda pak orësh ka goditur 2 raste të aktivitetit kriminal në fushën e dhënies ndihmë shtetasve të huaj për kalim të paligjshëm të kufirit duke arrestuar 4 persona.

Seksioni i Hetimit të Trafiqeve në DVP Gjirokastër, në bashkëpunim me Policinë Kufitare dhe shërbimet e FRONTEX-it, ka organizuar dhe finalizuar me sukses operacionin policor “Muzgu”, si rezultat i të cilit u bë arrestimi në flagrancë i shtetasve D. B., 29 vjeç, A. R., 37 vjeç dhe J. Sh., 36 vjeç, banues në Elbasan.

Specialistët e Seksionit të Hetimit të Trafiqeve të paligjshme në DVP Gjirokastër, në bashkëpunim me Policinë Kufitare dhe shërbimet e FRONTEX-it, në bazë të informacioneve të siguruara në rrugë policore se përgjatë aksit rrugor Kakavijë-Gjirokastër, me dy mjete do të transportoheshin emigrantë të paligjshëm, kanë organizuar punën dhe kanë bërë të mundur lokalizimin e mjeteve dhe arrestimin në flagrancë të shtetasve D. B., A. R. dhe J. Sh., të cilët, në bashkëpunim me njeri-tjetrin, në afërsi të fshatit Vanistër, u kapën duke transportuar 5 shtetas të huaj në drejtim të Tiranës, me mjetet autoveturë tip “Ford” dhe “Volkswagen”.

Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan dy automjetet.
Brenda një kohe të shkurtër është goditur edhe një tjetër rast i veprimtarisë kriminale në fushën e dhënies ndihmë shtetasve të huaj për kalim të paligjshëm të kufirit, kundrejt fitimit.

Specialistët e Seksionit për Hetimin e Trafiqeve në DVP Gjirokastër, në bashkëpunim me Komisariatin e Policisë Përmet, kanë bërë arrestimin e shtetasit F. D., 18 vjeç, banues në Durrës.

Ky shtetas u kap nga shërbimet e Policisë në aksin rrugor Çarçovë-Përmet, në afërsi të fshatit Munishtir, duke transportuar 6 shtetas të huaj me një mjet tip furgon të marrë me qira, të cilin e drejtonte pa leje drejtimi.

Vijon puna për identifikimin dhe kapjen e personave të tjerë të implikuar në këtë veprimtari kriminale.
Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Gjirokastër dhe Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Përmet, për veprime të mëtejshme.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article EMERGJENCA NGA COVID/ Berlini i gatshëm të angazhojë ushtarë jashtë vendit për shkak të pandemisë
Previous article PLAKJA E POPULLSISË PRESION MBI SKEMËN E PENSIONEVE/ Numri i përfituesve rritet 6.5%. Ja fatura

s.autor

Postime të ngjashme

FLUKS UDHËTARËSH NGA KOSOVA NË SHQIPËRI/ Nga 30 shtatori rikthehen kontrollet kufitare Aktualitet

FLUKS UDHËTARËSH NGA KOSOVA NË SHQIPËRI/ Nga 30 shtatori rikthehen kontrollet kufitare

U RISHPALL NË KËRKIM NGA SPAK/ 500 mijë € për kokën e tij, lufta me Martinajn dhe Dubai, historia e Indrit Dokles Aktualitet

U RISHPALL NË KËRKIM NGA SPAK/ 500 mijë € për kokën e tij, lufta me Martinajn dhe Dubai, historia e Indrit Dokles

RIKTHEHET Saimir Tahiri: Kam shumë gjëra per të thënë… Aktualitet

RIKTHEHET Saimir Tahiri: Kam shumë gjëra per të thënë…

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT