• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 17 October, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

17 October, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
PËRÇAHET OPOZITA/ Dash Shehi: Meta e Rama janë provuar, tani e ka radhën Basha. Jo koalicion me LSI
Home
Politikë

PËRÇAHET OPOZITA/ Dash Shehi: Meta e Rama janë provuar, tani e ka radhën Basha. Jo koalicion me LSI

21 October, 2020 F.autor Politikë

Kryetari i LZHK-së, Dashamir Shehi tha se Shqipërisë i duhet një ndryshim rrënjësor, me Bashën në krye, pasi Meta dhe Rama janë provuar si kryeministra.

Shehi shpreson që shqiptarët të “zgjohen” e të shohin se Rama është e keqja e vendit, që po i lë njerëzit të presin nëpër dogana.

Shehi: Të ishte për mua do kisha vënë vija të kuqe më përpara. Ne ia kemi lënë në dorë dhe arbitrit ndërkombëtar. Ndryshimi i kushtetuetës është i paprecedentë. Shpresoj që zgjedhjet të jetë të ndershme. Ndërkombëtarët fatmirësisht për opozitën kanë reaguar. Sherrxhiu është Rama, që do e paguajë dhe çmimin politik. Kemi 8 vjet me Ramën dhe ndërkombëtarët na kanë lënë te dera. Ishalla na pranojnë kështu gjysma gjysma. Uroj që shqiptarëve t’u vijnë mendtë, dhe të kuptojnë se kush është e keqja, kush ia ka lënë fëmijët te dera. Narrativa e Ramës është e gabuar.

Kur thotë se jo do vi Meta jo do vi Berisha. Meta është në funksionin e tij, s’ka punë me zgjedhjet. Ne e kemi liderin tonë dhe goxha të mirë, z.Basha. Meta është provuar, Rama po, tani e ka radhën Basha. Nuk po them të bëjmë eksperimente, hajd ta provojmë. Narrativa se PD e drejton Berisha dhe jo Basha, se lideri i opozitës nuk është Basha, por Meta, i çon ujë te burimi vetëm Edi Ramës.

Rama nuk është normal, me sjelljen e tij është anormal. Hajde kthehemi në normalitet. Me 3D do ta bëjë Shqipërinë me 4 aeroporte. Ne kemi detyrën e përditshme dhe të përjetshme të denoncojmë korrupsionin dhe këto mega-vjedhje. Kemi thënë që do e rrëzojmë, por s’do të thotë që ta rrëzojmë që të nesërmen e zgjedhjeve.

Gjatë intervistës në Report tv, Shehi tha se partia e tij do bëjë koalicion vetëm me PD, dhe se të vësh kundër Metën me Ramën, është njësoj si të vendosësh dy të majta kundër njera-tjetrës.

Shehi: LZHK është më e djathta në koalicion, nga e majta shkohet në të djathtë, jo nga e djathta në të majtë. Ne do të shkojmë me PD-në. Kjo është fryma, për të hyrë me LSI nuk bëhet fjalë, LSI është një forcë e qendrës, por ka elektoratin e vet që shumica vjen nga e majta. Megjithatë, asgjë nuk është vendosur se nuk është vendosur ligji. Të vesh Metën kundër Ramës është të vësh përballë dy të majta, ku është e djathta në Shqipëri, ku është opozita, ku është dhjetori i Shqipërisë dëshira për ta rrëzuar të majtën.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article "I NDODH TË GJITHË FUTBOLLISTËVE"/ Mourinho ul tifozët në tokë: Bale nuk është ai i para 7 vitesh
Previous article KRITIKAT PËR BARAZIMIN 3-3 NË KAMPIONAT/ Mourinho përgjigjet në mënyrë thumbuese në rrjetet sociale

F.autor

Postime të ngjashme

PROTESTAT/ Rama nuk tërhiqet: Mandati ynë është i qartë, Shqipëria në BE në 2030! S’do lejoj askënd të rrezikojë të ardhmen e vendit Politikë

PROTESTAT/ Rama nuk tërhiqet: Mandati ynë është i qartë, Shqipëria në BE në 2030! S’do lejoj askënd të rrezikojë të ardhmen e vendit

PROTESTA E DHUNSHME NË TIRANË/ Mbyllet Ambasada e Izraelit Politikë

PROTESTA E DHUNSHME NË TIRANË/ Mbyllet Ambasada e Izraelit

PROTESTA/ Rama: E kam dashur pa rezervë kur e kishin përplasur përtokë, njësoj edhe sot kur s’ka forcë në botë që e rrëzon më Politikë

PROTESTA/ Rama: E kam dashur pa rezervë kur e kishin përplasur përtokë, njësoj edhe sot kur s’ka forcë në botë që e rrëzon më

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT