• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 9 October, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

9 October, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
I JEP “ÇELËSIN E QYTETIT” ROBIN KRASNIQIT/ Veliaj: Krenari e krejt shqiptarisë, histori që na frymëzon
Home
Politikë

I JEP “ÇELËSIN E QYTETIT” ROBIN KRASNIQIT/ Veliaj: Krenari e krejt shqiptarisë, histori që na frymëzon

19 October, 2020 F.autor Politikë

Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj i dhuroi sot “Çelësin e Qytetit” boksierit shqiptar të saposhpallur kampion bote, Robin Krasniqi. Duke i shprehur vlerësimet më të larta dhe mirënjohjen e veçantë për titullin që bën sot krenar çdo shqiptar, Veliaj tha se suksesi i tij është shembulli i njerëzve që nuk dorëzohen.

“Jam shumë i lumtur që Robin Krasniqi, kampioni ynë i botës, i krejt shqiptarisë, na ka respektuar qytetin. Ti na ke bërë krenar! Historia jote më bëri shumë përshtypje, është historia e dikujt që nuk ka fituar me të parën dhe nuk i ka shkuar jeta fjollë, por që është rrëzuar, është ngritur, është rrëzuar, është ringritur dhe sot është kampion bote. Historia jote frymëzon djem dhe vajza të rinj, të cilët duhet të kuptojnë se, suksesi nuk vjen në ndeshjen e parë, suksesin nuk ta sjellë baba ose nëna me njohje, me pasuri, me parti ose me politikë, por vjen nga ata që përpiqen, përpiqen, përpiqen dhe nuk dorëzohen”, u shpreh Veliaj.

Vetë kampioni i botës, Krasniqi u shpreh mjaft i emocionuar për këtë vlerësim. “Dua t’ju falenderoj përzemërsisht! Jam shumë, shumë i lumtur që kthehem pas 21 vitesh. Dikur isha një emigrant. Jam shumë krenar dhe shumë i emocionuar që në kryeqytetin e Shqipërisë së madhe, në Tiranë, i biem dy tituj të botës dhe është një nder shumë i madh ta marr këtë Çelës. Kam shumë kujtime të mira nga Tirana, shoh sesa ka ndryshuar, por është një nder, një respekt, një krenari e madhe ta marr këtë çmim”, u shpreh ai.

Boksieri nga Juniku, Robin Krasniqi ka shkruar histori, duke u bërë shqiptari i parë i shpallur kampion i botës në boks në kategorinë gjysmë të rëndë, pasi mposhti gjermanin Dominic Boesel. Për Krasniqin ishte hera e tretë që luftoi për titull bote, në një nga katër versionet e mëdha të boksit profesionist (WBC, WBA, WBO e IBF). Ai ka një bilanc prej 51 fitoresh dhe vetëm 6 humbjesh gjatë karrierës së tij në këtë sport.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article "KRISHTLINDJET DO JENË..."/ Zyrtari i lartë britanik: Vaksina anti-COVID, gati në fillim të vitit 2021
Previous article ILIR BEQAJ/ Të pavërtetat e gazetarit Tomorri

F.autor

Postime të ngjashme

KRITIKAT e Spiropalit: Nuk është kjo reforma që duhet, s’jemi kartonë këtu Politikë

KRITIKAT e Spiropalit: Nuk është kjo reforma që duhet, s’jemi kartonë këtu

"SHQIPËRIA I PËRKET BE"/ Komisioneri i BE takon Ramën: Keni histori të fortë progresi, jepni rezultate të pakthyeshme Breaking News

"SHQIPËRIA I PËRKET BE"/ Komisioneri i BE takon Ramën: Keni histori të fortë progresi, jepni rezultate të pakthyeshme

TENSIONE NË SALLËN E KUVENDIT/ Garda i afrohet foltores, deputetët e opozitës në këmbë Breaking News

TENSIONE NË SALLËN E KUVENDIT/ Garda i afrohet foltores, deputetët e opozitës në këmbë

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT