• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 12 August, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

12 August, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
“LUFTË EFIKASE…”/ Grupi parlamentar i PS projekt-rezolutë kundër Anti-Semitizmit: Instrument orientues në fushën e edukimit
Home
Politikë

“LUFTË EFIKASE…”/ Grupi parlamentar i PS projekt-rezolutë kundër Anti-Semitizmit: Instrument orientues në fushën e edukimit

19 October, 2020 s.autor Politikë

Grupi parlamentar i PS në Kuvend ka propozuar një projekt-rezolutë kundër Anti-Semitizmit që do të ndihmojë në luftën efikase ndaj këtij fenomeni si dhe si një instrument edukimi për qytetarët.

Projekt-rezoluta është propozuar nga deputetët Taulant Balla dhe Blerina Gjylameti

Po ashtu Kuvendi i Shqipërisë në bashkëpunim me CAM dhe Agjencinë hebraike për Izrealin do të organizojnë së bashku më 28 tetor Forumin inaugurues të Ballkanit kundër Anti-Semitizimit.

Ky cilësohet si një vendim historik pasi është forum përurues dhe do të shërbejë si një model për vendet e tjera në rajon e më gjerë.

Shqipëria njihet për miqësinë historike që ka me popullin hebre dhe ky forum do të shërbejë për një sensibilizim që dhe hebrenjtë mund të jetojnë të qetë dhe në paqe si popull, që historia e frikshme e nazizmit mos rikthehet më si dhe një fushatë kundër Anti-Semitizmit i cili është në rritje në Europë.

PROJEKT REZOLUTA

GRUPI PARLAMENTAR I PARTISE SOCIALISTE
Nr. Prot
—
Lenda:
Drejtuar:
Depozitim Projektrezolute
Zotit Gramoz
KRYETAR l KUVENDIT
I nderuar z. Kryetar i Kuvendit,
Tirane, me __ 2020
Bazuar ne nenin 18 pika I, te Rregullores se Kuvendit, Ju paraqes per shqyrtim dhe miratim ne
Kuvend projektrezoluten “Per miratimin e perkufizimit te perdorshem per antisemitizmin
percaktuar nga Aleanca nderkombetare per perkujtimin e Holokaustit”, se bashku me relacionin
shoqerues te saj, per shqyrtim dhe miratim ne Kuvend.

DEPUTETET PROPOZUES
Taulant Balla, Blerina Gjylameti

REPUBLIKA E SHQIPERISE

KUVENDI
PROJEKT-REZOLUTE
PER MIRA TIMIN E PERKUFIZIMIT TE PERDORSHEM PER ANTISEMITIZMIN
PERCAKTUAR NGA ALEANCA NDERKOMBET ARE
PER PERKUJTIMIN E HOLOKAUSTIT
Kuvendi i Shqiperise, duke marre ne konsiderate:
Rezoluten e Parlamentit Europian “mbi luften kunder antisemitizmit”, miratuar me
1 qershor 2017
Deklaraten e Keshillit te Bashkimit Europian “mbi luften kunder antisemitizmit dhe zbatimin e nje perqasje te perbashket per çeshtjet e sigurise per te mbrojtur me mire komunitetet dhe institucionet hebraike ne Europe”, bere me 6 dhjetor 2018;

Konkluzionet e Konferences se nivelit te larte mbi luften kunder antisemitizmit ne
hapesiren e OSBE-se, organizuar nga Kryesia e rradhes Shqiptare ne Tirane, me 4-5 shkurt
2020; miraton perkufizimin e perdorshem mbi antisemitizmin, jo te detyrueshem ligjerisht, te percaktuar nga Aleanca nderkombetare per perkujtimin e Holokaustit sipas te cilit : “Antisemitizmi eshte nje perceptim i caktuar per hebrenjte, i cili mund te shprehet si urrejtje ndaj hebrenjve. Manifestimet retorike dhe fizike te antisemitizmit drejtohen ndaj individeve hebrenj ose Jo hebrenj dhe/ose ndaj prones se tyre, ndaj institucioneve dhe objekteve fetare te komunitetit hebraik.”

Kuvendi vlereson se:
perkufizimi i perdorshem, sikurse eshte percaktuar nga Aleanca nderkombetare per
kujtimin e Holokaustit, ne seancen plenare zhvilluar ne Bukuresht, me date 26 maj 2016,
ne frymen e Deklarates se Stokholmit qe thote: “Me njerezimin qe ende eshte i frikesuar
nga … antisemitizmi dhe ksenofobia, komuniteti nderkombetar ka nje pergjegjesi serioze
per te lzoluar keto te keqija”, ndihmon per te shquar me qarte e luftuar me me efikasitet
antisemitizmin bashkekohor; ky perkufizim perben nje instrument efikas ne luften kunder antisemitizmit ne formen e tij moderne per sa i perket manifestimit te urrejtjes ndaj Shtetit te Izraelit
justifikuar me perceptimin e tij si nje kolektivitet hebraik.

Kuvendi i rekomandon Qeverise shqiptare:
te perdore kete perkufizim pune mbi antisemitizmin, jo te detyrueshem ligjerisht, te percaktuar nga Aleanca nderkombetare per perkujtimin e Holokaustit si nje instrument orientues ne fushen e edukimit si dhe per mbeshtetjen e autoriteteve juridike dhe ndeshkimore ne perpjekjet e tyre per zbulimin dhe goditjen me efikasitet te sulmeve antisemitike. Te vazhdoje dhe te forcoje luften ndaj çdo shfaqeje te intolerances dhe diskriminimit qe mund te çoje ne akte urrejtje dhe dhune, perfshire dhe antisemitizmin; te rrise masat sensibilizuese dhe edukative ne kuadrin e luftes kunder manifestimeve te intolerances dhe diskriminimit, perfshire dhe antisemitizmin.

KRYETARI

Gramoz Ruçi

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article MERR FLAKË AUTOBUZI I MBUSHUR ME PASAGJERË NË FIER/ Çfarë thotë policia për ngjarjen (VIDEO)
Previous article VRASJE DHE VEPRA TERRORISTE/ OFL i dërgon formularin 2 të dënuarve në Mirditë dhe 1 në Lezhë (EMRAT)

s.autor

Postime të ngjashme

"SHQIPËRIA E PARA NË BOTË PËR SIGURINË KIBERNETIKE"/ Reagon Rama: Urrejtësit e mi besnikë mund të hidhen përpjetë, por… Breaking News

"SHQIPËRIA E PARA NË BOTË PËR SIGURINË KIBERNETIKE"/ Reagon Rama: Urrejtësit e mi besnikë mund të hidhen përpjetë, por…

"LE T'I LËMË FANTAZMAT TË DALIN NË PENSION"/ Ministrja Dhuka i përgjigjet homologut serb: Historia nuk kthehet pas pse do Beogradi... Politikë

"LE T'I LËMË FANTAZMAT TË DALIN NË PENSION"/ Ministrja Dhuka i përgjigjet homologut serb: Historia nuk kthehet pas pse do Beogradi...

"SHQIPËRIA NUK KA TË DREJTË TË NDËRHYJË"/ Ministri serb i përgjigjet Ramës për lumin Ibër: Lëreni diplomacinë e altoparlantëve... Politikë

"SHQIPËRIA NUK KA TË DREJTË TË NDËRHYJË"/ Ministri serb i përgjigjet Ramës për lumin Ibër: Lëreni diplomacinë e altoparlantëve...

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT