• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 27 September, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

27 September, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
KORONAVIRUSI/ T’ju masin temperaturën pa qenë fizikisht aty. Bota në kërkim të “termometrit” të masës
Home
Sociale

KORONAVIRUSI/ T’ju masin temperaturën pa qenë fizikisht aty. Bota në kërkim të “termometrit” të masës

18 October, 2020 Delo.autor Aktualitet, Breaking News, Sociale

Edhe pse bizneset po rihapen në të gjithë botën, pandemia vazhdon të jetë e pranishme. Shumë prej janë duke matur temperaturën e njerëzve para se ata të lejohen hyjnë në mjediset brenda. Por në shumë raste përdorimi i termometrave të dorës mund të mos jenë praktik dhe i efektshëm. Sistemet me imazhe termike lejojnë që të matet temperatura pa qënë nevoja që dikush të jetë fizikisht pranë personit që po monitorohet. Kërkesa për këto lloj pajisjesh po rritet në mënyrë të ndjeshme në mbarë botën.

Në këtë epokë COVID-i, shumë biznese, të tilla si ky salon bukurie, u kërkojnë klientëve që së pari të kalojnë një provë të temperaturës, me një pajisje si kjo para se të hyjnë.

“Matja e temperaturës është diçka që duhet ta bëjmë gjithmonë. Dhe kjo mund të bëhet e automatizuar”, thotë Daniel Putterman, drejtor ekzekutiv me kompaninë Kogniz.

Shumë biznese, ku hyrje-daljet e klientëve janë të shpeshta, po kërkojnë pajisje që mund të masin temperaturën më shpejt për të lejuar më shumë njerëz të qarkullojnë brenda mjediseve të tyre. Në këtë pikë mund të ndihmojnë sistemet e imazheve termike – që duket se po kërkohen tani nga të gjithë.

“Shkollat, parqet, stadiumet sportive”, thotë Chris Bainter me kompaninë FLIR.
Edhe pse teknologjia e matjes së temperaturës nuk diagnostikon sëmundjen dhe jo të gjithë me COVID-19 kanë temperature të lartë, kërkesat për sistemet termike po shtohen.

“Nga 10 porosi në muaj që kishim më parë, tani marrim rreth 100 në ditë”, thotë Max Salisbury, me kompaninë Thermoteknix Systems.

Shumë kompani, përfshirë Thermoteknix-in, kanë prodhuar aparate me rreze infra të kuqe që masin temperaturën e trupit.

“Një aparat i tillë është i barabartë me sensorët e 110,000 kamerave fotografike. Rrezet e tyre infra të kuqe goditen nga nxehtësia e trupit”, thotë Max Salisbury.

Kompania FLIR thotë se pajisjet e saj të kontrollit të temperaturës, janë bërë më të efektshme ndër vite.

“Tani shohim më shumë algoritme kompjuterike dhe inteligjencë artificiale që ndihmojnë në automatizimin e pjesëve të këtij procesi, i cili lejon një qarkullim më të shpejtë dhe saktësi të lartë të matjes”, thotë Chris Bainter me kompaninë FLIR.

Në vend të një aparati fotografik, kompania ThermalPass përdor sensorë me rreze infra të kuqe për të matur temperaturën e trupit.

“Nuk ka rrezik që ajo të mos e masë temperaturën në të gjitha pikat e trupit”, thotë Michael Lende me kompaninë ThermaPass.

Kompania Kogniz ofron një sensor optik me rreze infra të kuqe së bashku me një kamera që jo vetëm mat temperaturën e trupit, por dikton gjithashtu nëse dikush përdor maskë apo ruan distancën fizike.

“Pra bëhet një platformë tërësisht e automatizuar”, thotë Daniel Putterman.

Ndërsa pajisjet që masin temperaturën mund të parandalojnë përhapjen e sëmundjes, zyrtarët e shëndetësisë sugjerojnë më shumë testime për të diagnostikuar COVID-19./VOA

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article "MË KA RRËMBYER ZEMRËN"/ Ardian Bujupi flet për herë të parë për lidhjen me kërcimtaren indiane (FOTO)
Previous article PRITET TË HYJË NË FUQI/ Hyrja në Prishtinë bëhet me pagesë, duhet të paguajnë edhe qytetet e tjera të Kosovës

Delo.autor

Postime të ngjashme

TAKIM ME KOMUNITETIN SHQIPTAR NË NEW YORK/ Rama: Shqipëria e sotme nuk është më vendi që ka nevojë për ndihma! Kemi nisur krijimin... Breaking News

TAKIM ME KOMUNITETIN SHQIPTAR NË NEW YORK/ Rama: Shqipëria e sotme nuk është më vendi që ka nevojë për ndihma! Kemi nisur krijimin...

FLUKS UDHËTARËSH NGA KOSOVA NË SHQIPËRI/ Nga 30 shtatori rikthehen kontrollet kufitare Aktualitet

FLUKS UDHËTARËSH NGA KOSOVA NË SHQIPËRI/ Nga 30 shtatori rikthehen kontrollet kufitare

U RISHPALL NË KËRKIM NGA SPAK/ 500 mijë € për kokën e tij, lufta me Martinajn dhe Dubai, historia e Indrit Dokles Aktualitet

U RISHPALL NË KËRKIM NGA SPAK/ 500 mijë € për kokën e tij, lufta me Martinajn dhe Dubai, historia e Indrit Dokles

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT