• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 27 September, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

27 September, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
PANDEMIA/ Shqetësim në gjithë botën për rritjen e rasteve të koronavirusit
Home
Sociale

PANDEMIA/ Shqetësim në gjithë botën për rritjen e rasteve të koronavirusit

17 October, 2020 F.autor Aktualitet, Breaking News, Sociale

Numri i infeksioneve me koronavirus në gjithëbotën ishte të shtunën në mbi 39.3 milionë, ndërsambi 1.1 milionë kanë vdekur, sipas UniversitetitJohns Hopkins.

Shtetet e Bashkuara kanë mbi 8 milionë infektime, numri më i lartë në gjithë botën, si edhe numrinmë të madh të viktimave nga COVID-19, me mbi218,000 të vdekur.

Fluksi në Shtetet e Bashkuara i atribuohet rritjessë niveleve të infeksionit në shtetet e Teksasit, Ilinoit, Uiskonsit, Floridës dhe Kalifornisë, sipas tëdhënave të mbledhura nga Johns Hopkins.

India ka 7.4 milion raste dhe ka gjasa që t’iakalojë së shpejti Shteteve të Bashkuara, pasinumri i infeksioneve po rritet me shpejtësi.

Pjesë të Francës filluan zbatimin e kufizimeve tëreja të shtunën në përpjekje për të frenuarkoronavirusin. Në Paris dhe të paktën shtatëqytete të tjera, përfshirë Lion, Grenoble, Aix-en-Provence, Montpellier, Lille, Rouen dhe Saint-Étienne do të ketë ndalim-qarkullim nga ora 9 derinë 6 të mëngjesit.

Në Belgjikë do të vendoset ndalim-qarkullimi nga e hëna nga ora 12 e natës në 5 të mëngjesit për tëfrenuar fluksin në rritje me raste të COVID-19. Përveç kësaj, Belgjika ka urdhëruar që të gjithakafenetë, baret dhe restorantet të mbyllen, duke filluar nga e hëna.

Rastet e përditshme të COVID-19 kanë arriturnivele rekord në të gjithë botën, veçanërisht nëEvropë dhe kontinentin amerikan, tha OrganizataBotërore e Shëndetësisë të Premten.

Drejtori i Përgjithshëm i OBSH-së TedrosAdhanom Ghebreyesus tha gjatë një konferencepër shtyp të premten në Gjenevë se një numërrekord rastesh u raportuan në secilën prej katërditëve të fundit.

“Duhet të kemi parasysh se kjo është një pandemi e pabarabartë,” tha Ghebreyesus. “Vendet kanëreaguar ndryshe dhe vendet janë prekur ndryshe. Pothuajse 70% e të gjitha rasteve të raportuara nëshkallë globale javën e kaluar ishin nga 10 vende, dhe pothuajse gjysma e të gjitha rasteve ishin ngavetëm tre vende.”

Maria Van Kerkhove e OBSH-së u tha gazetarëve tëPremten se 80% e vendeve të Evropës popërjetonin rritje të ndjeshme në rastet e COVID-19.

Në Britani, ku Universiteti Johns Hopkins raportoigati 19,000 raste të reja të premten, KryeministriBoris Johnson paralajmëroi se do ta detyronteMançesterin e Madh të vendoste nivelin më tërreptë të kufizimeve të koronavirusit të vendit pasizyrtarët lokalë refuzuan të vendosnin kufizime nëzonat me norma të larta infektimi.

Kancelarja gjermane Angela Merkel dheguvernatorët e 16 shteteve të vendit kanë rënëdakord të vendosin një raund të ri kufizimesh nëmbarë vendin pasi panë raste të reja rekord tëCOVID-19. Kufizimet përfshijnë mbylljen herët tëbareve dhe restoranteve dhe kufizimin e numrit tënjerëzve që lejohen të mblidhen në publik.

Merkel tha të Premten se një samit i planifikuar i Bashkimit Evropian mbi politikën e Kinës tëbllokut 27-vendesh në Berlin muajin e ardhshëmishte anuluar për shkak të pandemisë së ringjallur.

Italia raportoi më shumë se 10,000 infeksione tëreja gjatë 24 orëve të fundit të premten, numri më i lartë ditor që nga fillimi i pandemisë në vend. Italia ka numrin e dytë më të lartë të vdekjeve në Evropëpas Britanisë, duke raportuar më shumë se 36,400 vdekje që nga fillimi i pandemisë në shkurt.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article E DIELA DO TË JETË PERFEKTJA PËR MIQËSITË E VJETRA/ Parashikimi i horoskopit për ditën e sotme
Previous article LIVE/ La Liga: Mbyllet ndeshja ndeshja Getafe-Barcelona. Rezultati 1-0

F.autor

Postime të ngjashme

TAKIM ME KOMUNITETIN SHQIPTAR NË NEW YORK/ Rama: Shqipëria e sotme nuk është më vendi që ka nevojë për ndihma! Kemi nisur krijimin... Breaking News

TAKIM ME KOMUNITETIN SHQIPTAR NË NEW YORK/ Rama: Shqipëria e sotme nuk është më vendi që ka nevojë për ndihma! Kemi nisur krijimin...

FLUKS UDHËTARËSH NGA KOSOVA NË SHQIPËRI/ Nga 30 shtatori rikthehen kontrollet kufitare Aktualitet

FLUKS UDHËTARËSH NGA KOSOVA NË SHQIPËRI/ Nga 30 shtatori rikthehen kontrollet kufitare

U RISHPALL NË KËRKIM NGA SPAK/ 500 mijë € për kokën e tij, lufta me Martinajn dhe Dubai, historia e Indrit Dokles Aktualitet

U RISHPALL NË KËRKIM NGA SPAK/ 500 mijë € për kokën e tij, lufta me Martinajn dhe Dubai, historia e Indrit Dokles

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT