• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 13 November, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

13 November, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
COVID-19/ Vatra të reja në shkollën e Vorës. Në pritje të tamponit, 29 mësues të “Emin Durakut” në karantinë
Home
Sociale

COVID-19/ Vatra të reja në shkollën e Vorës. Në pritje të tamponit, 29 mësues të “Emin Durakut” në karantinë

17 October, 2020 s.autor Aktualitet, Breaking News, Sociale

Ministritë e linjës, ajo e Shëndetësisë dhe e Arsimit, nuk po ia dalin dot të mbajnë hermetik numrin e mësuesve të infektuar.

Sindikatat e arsimit flasin për mësues të infektuar thuajse në çdo shkollë që nga fillimi i procesit mësimor, ndërsa vatrat bëhen mediatike vetëm kur numri i të infektuarve brenda të njëjtit institucion rritet.

“Emin Duraku” është e fundit. Infektimi i tre punonjësve dhe pesë mësuesve ka futur në izolim 29 mësues, deri në pritjen e përgjigjes së tamponit, që pritet të vijë brenda së dielës. Në të njëjtën situatë ndodhet edhe shkolla 9- vjeçare në Vorë.

Burime të gazetës brenda këtij institucioni bëjnë me dije se gjashtë mësues dyshohet të jenë infektuar me koronavirus.

Ndërsa tek “Emin Duraku” mësimi nuk është ndërprerë për asnjë ditë, pasi që dje është bërë zëvendësimi i 29 mësuesve të tjerë, në shkollën e Vorës nuk është mundësuar një gjë e tillë, pasi mësuesit refuzojnë të shkojnë.

Ministria e Arsimit ka gati fondin e pagesave përreth një mijë mësues që mund të duhen për të përballuar nevojat si shkak i boshllëqeve që krijon Covid. Deri më tani, mesatarisht në ditë mungojnë 120 mësues, nga të cilët 80 kanë lidhje direkte ose indirekte me Covid.

Përveç shkollave, vatra virusi janë kthyer edhe çerdhet e kopshtet, ku fëmijët lëvizin lirisht pa masa mbrojtëse. Së fundmi, një kopsht në ishBllok ka ndërruar të gjithë personelin pas konfirmimit të një rasti.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article SI NJË PËRRALLË MBRETËRORE/ Mbreti takon pas 52 vitesh motrën që nuk njihej nga i ati, “tani ajo është pjesë e familjes”
Previous article SHOKUESE NË FRANCË/ Burri i pret kokën mësuesit në Paris, dyshohet për sulm terrorist

s.autor

Postime të ngjashme

EKZEKUTOHET SHQIPTARI NË BRUKSEL/ 41-vjeçari qëllohet me 8 plumba në një pallat pranë Parlamentit Europian (FOTO) Aktualitet

EKZEKUTOHET SHQIPTARI NË BRUKSEL/ 41-vjeçari qëllohet me 8 plumba në një pallat pranë Parlamentit Europian (FOTO)

AKUZAT/ SPAK jep pretencën për kryebashkiakun e Vaut të Dejës, ja sa vite burg kërkon për Kristjan Shkrelin Aktualitet

AKUZAT/ SPAK jep pretencën për kryebashkiakun e Vaut të Dejës, ja sa vite burg kërkon për Kristjan Shkrelin

E RËNDË/ Dy plagosje me thikë në Fushë-Krujë, dy ngjarje të ndara brenda pak orësh, një person në pranga dhe dy në kërkim Aktualitet

E RËNDË/ Dy plagosje me thikë në Fushë-Krujë, dy ngjarje të ndara brenda pak orësh, një person në pranga dhe dy në kërkim

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT