• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 19 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

19 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Prindërimi
  • Shtëpi & Kopshte
Videoja e Rudina Dembacajt na bëri me zemër dhe ne: ‘Sa kohë ke me burrin tim?’
Home
Showbiz

Videoja e Rudina Dembacajt na bëri me zemër dhe ne: ‘Sa kohë ke me burrin tim?’

2 January, 2018 Ina.Autor Lifestyle, Showbiz

Një shaka jo fort e këndshme për Rudina Dembacajn në lidhje me të shoqin po bën xhiron nëpër internet. Videoja e fshehtë e stafit të “Ora News” për drejtuesen e “Mos i fol shoferit” tregon sesi ajo nis të humbasë pak nga pak gjakftohtësinë kur kupton se folësja e lajmeve është e lidhur me bashkëshortin e saj.
Spikerja e lajmeve Edjona Dervishi e provokoi duke i thënë se i dashuri i saj e kishte emrin Aleks, kishte një servis makinash tek Don Bosko dhe ishte tullac, tamam si bashkëshorti i Rudinës.

Dervishi me stafin e emisionit “Why Not” e bënë Rudinën të besonte se kishte një përplasje oraresh për xhirimet mes saj dhe spikeres së lajmeve, ndaj po prisnin bashkë në një dhomë. Në këtë kohë, Edjona mori një telefonatë nga “i dashuri”, të cilin e quajti Aleks dhe la të kuptohej se ai ndodhej në një servis. Kjo s’i shpëtoi Rudinës, e cila bëri ç’është e mundur për të kuptuar nëse bëhej fjalë për Aleksin e saj.

“M’u duk e çuditshme. Se edhe burri im ka një servis, prandaj. Edhe tani që po flasim, në servis është.”

Pastaj e pyeti Edjonën nëse i dashuri i saj është i martuar, apo ka ndonjë fëmijë.

“Kaq sa di unë, s’ka kalamaj. Por kurrë mos thuaj kurrë.”, iu përgjigj ajo.

Por Rudina Dembacaj nuk do ta linte me kaq. Ajo i kërkoi numrin e telefonit të të dashurit, duke i thënë se Aleksi i saj e kishte mbyllur servisin dhe asaj i ishte prishur makina. Kërkesë kjo që u refuzua disa herë nga folësja e lajmeve.

“Në përgjithësi, edhe koleget që ma kanë kërkuar, s’i jap numrin e tij. Dua të shmang konfliktet.”

Atëherë Rudina vendosi të dilte drejt e në temë: deshi të dinte mbiemrin e Aleksit të Edjonës, por përsëri ajo nuk deshi t’ia tregonte. Kështu, Rudina i tregoi foton e vet me bashkëshortin dhe pasi e pa, Edjona u shtir si e tronditur, duke i thënë se e gjithë kjo duhet të ishte një shaka.

Por më tronditës është reagimi i Rudinës, që s’e mbajti më veten por u çua në këmbë, iu afrua dhe nisi ta pyeste disa herë rresht:

“Sa kohë ke e lidhur me burrin tim?!”

Por pasi Edjona- që meqë ra fjala, duket që mezi e mban të qeshurën- nuk i kthente përgjigje, Rudina e humbi gjakftohtësinë dhe nisi t’i fliste ashpër:

“Dëgjo, ne nuk njihemi fare. Por unë mund të të q* robt ty edhe këtij timit.”

Në këtë moment, iu desh të ndërhynin, duke e lënë Rudina Dembacajn pa fjalë pas kësaj që kishte ndodhur.

Ajo dhe bashkëshorti, Aleksi, kanë më shumë se një vit të martuar dhe një vajzë, Viktorian. Rudina Dembacaj e ka shprehur shpeshherë hapur dashurinë për bashkëshortin, që e njohu pikërisht kur shkonte të rregullonte makinën tek servisi i tij.

 

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article Rudina Dembacaj i bëhet “makth” Bert Aliajt, i shkon në shtëpi dhe... (FOTO)
Previous article Dëmtimi i Gabriel Jesus, vjen lajmi i mirë për Cityn

Ina.Autor

Postime të ngjashme

"NUK VI MË KËTU"/ Moderatorja i kthehet Albatros Rexhaj: Çohu dhe ik që tani po deshe, avash se desh re… Gossip

"NUK VI MË KËTU"/ Moderatorja i kthehet Albatros Rexhaj: Çohu dhe ik që tani po deshe, avash se desh re…

SARA DHE ERIKU RIKTHEHEN BASHKË? Sinjalet që po flasin për një kapitull të ri në marrëdhënien e tyre Gossip

SARA DHE ERIKU RIKTHEHEN BASHKË? Sinjalet që po flasin për një kapitull të ri në marrëdhënien e tyre

"TË GJITHË I PRISNIN, POR ASNJËRI NUK ERDHI"/ Pse mungoi Arbana dhe Edi në festën e Ferma Vip?! Gossip

"TË GJITHË I PRISNIN, POR ASNJËRI NUK ERDHI"/ Pse mungoi Arbana dhe Edi në festën e Ferma Vip?!

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT