Një ngjarje e rëndë është regjistruar në qytetin e Lushnjës, ku një 67-vjeçar ka përdhunuar një të mitur.
Policia bën me dije se vajza ishte 13-vjeç, por nuk jep të tjera detaje nga ngjarja e rëndë.
Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Lushnjë për veprime të mëtejshme procedurale.
Njoftimi i policisë:
Lushnjë
Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Lushnjë, ndaluan shtetasin R. Ç., 67 vjeç, banues në Lushnjë pasi dyshohet se ka kryer marrëdhënie seksuale me dhunë me një të mitur 13 vjeçe.
Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Lushnjë për veprime të mëtejshme procedurale.


