• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 11 August, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

11 August, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
ARRESTOHEN 3 TË SHPALLUR NË KËRKIM/ 24 vjeçari u largua pas aksidentit me makinë, 32 vjeçari dhunoi gruan në Durrës
Home
Aktualitet
Kronikë

ARRESTOHEN 3 TË SHPALLUR NË KËRKIM/ 24 vjeçari u largua pas aksidentit me makinë, 32 vjeçari dhunoi gruan në Durrës

14 October, 2020 s.autor Aktualitet, Kronikë

Policia e Durrësit ka vënë në pranga tre persona të shpallur në kërkim për vepra të ndryshme penale.

Mes të arrestuarve është një 24 vjeçar, i cili duke drejtuar mjetin tip “Daimler Chryser” ka goditur mjetin tip “Opel” dhe më pas është larguar nga vendi i aksidentit. Si pasojë e përplasjes ka mbetur i plagosur shoferi dhe pasagjeri i makinës tip “Opel”.

Në pranga ka rënë edhe 32 vjeçari me iniciale Xh. Y., banues në Durrës, pasi më datë 11.10.2020, në banesë, ka dhunuar bashkëshorten e tij.

Po ashtu është arrestuar edhe një person me inicialet Y. K., pasi akuzohet për veprën penale “Shkatërrimi i rrjetit të ujësjellësit”.

Njoftimi i policisë:

Vijon puna për lokalizimin dhe kapjen e personave të shpallur në kërkim.

Ndalohen 3 shtetas të shpallur në kërkim për vepra të ndryshme penale.

Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Durrës, në vijim të punës për kapjen e personave në kërkim dhe vënien e tyre para përgjegjësisë penale, ndaluan shtetasit:

Y. K., banues në Durrës, pasi Gjykata e Shkallës së Parë Durrës i ka caktuar masën “Arrest në burg”, për veprën penale “Shkatërrimi i rrjetit të ujësjellësit”.

Xh. Y., 32 vjeç, banues në Durrës, pasi më datë 11.10.2020, në banesë, ka ushtruar dhunë fizike dhe psikologjike ndaj bashkëshortes së tij.

Nga specialistët e Qarkullimit Rrugor në Drejtorinë Vendore të Policisë Durrës u ndalua shtetasi:

E. D., 24 vjeç, banues në Durrës, pasi më datë 27.09.2020, në autostradën Durrës-Tiranë, duke drejtuar mjetin tip “Daimler Chryser” ka goditur mjetin tip “Opel” dhe më pas është larguar nga vendi i aksidentit. Si pasojë kanë mbetur të plagosur drejtuesi dhe pasagjeri i mjetit “Opel”, të cilët pasi kanë marrë ndihmën mjekësore në spital janë larguar në banesë.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës, për veprime të mëtejshme.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article "Ç'TË BËN GRUAJA, STA BËN AS..."/ Pasi ja solli në "majë të hundës", Klea ndan VIDEON "qesharake" të Elgidit
Previous article RRITJA E RASTEVE ME COVID NË VEND/ Mjekja jep alarmin: Situata do bëhet e papërballueshme. Përdorimi i maskave...

s.autor

Postime të ngjashme

E RËNDË NË GJIROKASTËR/ 4 të plagosur pas përplasjes së makinave, një nga mjetet drejtohej nga një 17-vjeçar Aktualitet

E RËNDË NË GJIROKASTËR/ 4 të plagosur pas përplasjes së makinave, një nga mjetet drejtohej nga një 17-vjeçar

AKSIDENT NË AKSIN MILOT-RRËSHEN/ Makina del nga rruga, dy të lënduar Aktualitet

AKSIDENT NË AKSIN MILOT-RRËSHEN/ Makina del nga rruga, dy të lënduar

HYN NË FUQI LIGJI PËR POLICINË E SHTETIT/ Nga Drejtori i Përgjithshëm te shefat e komisariateve, ja ndryshimet kryesore Aktualitet

HYN NË FUQI LIGJI PËR POLICINË E SHTETIT/ Nga Drejtori i Përgjithshëm te shefat e komisariateve, ja ndryshimet kryesore

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT