• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 18 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

18 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
Qeveria jep 1.2 miliard euro për mirëmbajtjen e rrugëve/ Ja projektet për 2018
Home
Ekonomi

Qeveria jep 1.2 miliard euro për mirëmbajtjen e rrugëve/ Ja projektet për 2018

28 October, 2017 Redaktor2 Aktualitet, Ekonomi

Qeveria do të ofrojë rreth 1.2 miliard euro kontrata të partneritetit publik-privat për vitin e ardhshëm. Për herë të parë, Ministria e Financave ka bërë publike të plotë listën e veprave, pjesë e programit të rindërtimit, të cilat do të jepen me koncesion.

Në total janë 8 projekte të mëdha, pjesa dërrmuese e të cilave i përkasin infrastrukturës rrugore. Sipas listës, kontrata më e madhe është ndërtimi dhe operimi i rrugës Kashar-Rrogozhinë.

Sipas qeverisë, kjo vepër do të kushtojë 310 milionë euro dhe synimi është që të ndërtohet përmes fondeve private. Kontrata e dytë më e madhe që do të ofrohet me koncesion është ndërtimi dhe operimi i aksit Tiranë-Thumanë-Vorë.

Sipas llogaritjeve paraprake, kjo vepër kushton rreth 257 milionë euro. Në vendin e tretë renditet një kontratë, thuajse e finalizuar tashmë, rruga e Arbrit. Sipas Ministrisë së Financave, ajo do të kushtojë rreth 180 milionë euro.

Tre projektet e tjera të infrastrukturës janë rruga Milot-Balldren, ajo Orikum-Himarë, si dhe ndërtimi i aksit Kardhiq-Delvinë. Veç akseve rrugore, në listën e kontratave që do të ofrohen me koncesion është ndërtimi i një spitali rajonal në Fier me vlerë 72 milionë euro, si dhe koncesioni i ndërtimit të shkollave në Tiranë, që kushton rreth 48 milionë euro.

Lista e koncesioneve është publikuar në relacionin e projektbuxhetit të 2018-s. Këto vepra janë oferta e qeverisë për privatët, por jo domosdoshmërisht do të finalizohen, pasi kërkojnë kapitale të mëdha, ose për disa prej tyre mund të mos ketë interes nga sektori privat. Deri tani dy kontrata janë thuajse të finalizuara, ndërtimi i shkollave në Tiranë dhe rruga e Arbrit.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article Aktori shqiptar i zhgënjyer: Shikoni Teatrin e Bullgarisë
Previous article Bashkia e Tiranës dhe Ambasada çeke përfundojnë këndin e lojërave në sheshin “Bajram Curri

Redaktor2

Postime të ngjashme

"AKUZAT PËR KËRCËNIM JANË TË PAVËRTETA"/ Bajrat kallëzojnë deputeten Koçeku në Prokurori Aktualitet

"AKUZAT PËR KËRCËNIM JANË TË PAVËRTETA"/ Bajrat kallëzojnë deputeten Koçeku në Prokurori

"LASH NAM ME BABIN O VËLLA, ATIJ JA MORA LEKËT"/ Zbardhen BISEDAT e Orest Sotës me Alfredo Hamzain: Punë e vogël 115 kg… Aktualitet

"LASH NAM ME BABIN O VËLLA, ATIJ JA MORA LEKËT"/ Zbardhen BISEDAT e Orest Sotës me Alfredo Hamzain: Punë e vogël 115 kg…

DETAJET/ Gjendet një trup i dekompozuar në zonën malore mes Tiranës dhe Elbasanit, dyshohet të jetë i Eglant Koçit Aktualitet

DETAJET/ Gjendet një trup i dekompozuar në zonën malore mes Tiranës dhe Elbasanit, dyshohet të jetë i Eglant Koçit

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT