• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 22 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

22 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Arkitekture
  • Art
  • Kinematografi
  • Muzikë
  • Trashegimi
FOTOLAJM/ Veliaj kujton 89-vjetorin e lindjes së Dritëro Agollit, shtëpia e poetit të madh bëhet muze
Home
Kulturë

FOTOLAJM/ Veliaj kujton 89-vjetorin e lindjes së Dritëro Agollit, shtëpia e poetit të madh bëhet muze

13 October, 2020 s.autor Kulturë

Sot është 89-vjetori i lindjes së shkrimtarit dhe poetit të madh, Dritëro Agolli, i cili u nda nga jeta në vitin 2017, por kryebashkiaku Erion Veliaj e ka përkujtuar atë me një status dhe një lajm të bukur për të gjithë adhuruesit e veprës së tij të çmuar.

Shtëpia e Agollit, e cila ndodhet në të njëjtin pallat me shtëpinë e shkrimtarit tjetër të madh, Ismail Kadare, në Rrugën e Dibrës, do të shndërrohet në muze, njësoj siç u veprua pak kohë më parë me shtëpinë e Kadaresë.

“T’i ngremë gotat gjer në fund,

Të dalë e ku të dalë!

Nga vreshta rrushi vjen në but,

Nga kupa-shpirti valë.”

“Të ngrohta si kujtimet e bukura janë vargjet e Dritëroit të madh! Këtë javë, në 89-vjetorin e lindjes së tij, Bashkia e Tiranës, me dëshirën e fëmijëve, do të kalojë në pronësi të saj shtëpinë e poetit dhe shkrimtarit, në Rrugën e Dibrës, për ta shndërruar në një muze, që mund të vizitohet nga të gjithë dashamirësit e veprave të tij”, shkruan Veliaj.

Përpos kësaj, Bashkia e Tiranës ka rikonstruktuar pallatin e famshëm ku kanë jetuar dy nga kolosët e letrave shqipe, i cili është projektuar nga arkitekti Maks Velo në vitin 1972.Në njërën nga faqet e pallatit është vendosur edhe një murale, që personifikon Agollin, Kadarenë dhe Velon.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article ANTKORRUPSIONI/ Yuri Kim: Qeveria e Shqipërisë po punon në emër të qytetarëve e jo interesave të ngushta, dua duartrokitje për ministren Gjonaj
Previous article FESTOI 24-VJETORIN/ Pamjet nga festa e ditëlindjes së Bella Hadid, që çdo vajzë do e dëshironte

s.autor

Postime të ngjashme

HARMONI NGJYRASH DHE FORMASH/ 60 vepra të artistit Edmond Hysi ekspozohen në Durrës Kulturë

HARMONI NGJYRASH DHE FORMASH/ 60 vepra të artistit Edmond Hysi ekspozohen në Durrës

FESTA E GRURIT MBLEDH MIJËRA NJERËZ NË FIER/ Tradita, muzika dhe ‘buka e re’ nën hijen e Apolonisë Kulturë

FESTA E GRURIT MBLEDH MIJËRA NJERËZ NË FIER/ Tradita, muzika dhe ‘buka e re’ nën hijen e Apolonisë

E TRISHTË/ Shuhet në moshën 79-vjeçare aktori i i mirënjohur Gjergji Lala Kulturë

E TRISHTË/ Shuhet në moshën 79-vjeçare aktori i i mirënjohur Gjergji Lala

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT