• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 13 November, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

13 November, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
COVID-19/ Mjekja shqiptare në Itali: Ulja e vigjilencës në përdorimin e maskës solli rritje të të infektuarve
Home
Sociale

COVID-19/ Mjekja shqiptare në Itali: Ulja e vigjilencës në përdorimin e maskës solli rritje të të infektuarve

13 October, 2020 s.autor Aktualitet, Sociale

Autoritetet në Itali do të vendosin masa të reja për të frenuar valën e dytë të epidemisë së coronavirusit. Pas detyrimit për mbajtjen e maskës në ambientet e hapura, qytetarët do të përballen me kufizim të grumbullimeve dhe orare të reduktuara për baret dhe restorantet.

Brunilda Marku, mjekja shqiptare e cila ushtron profesionin e saj në Ferrara u pyet nga Euronews Albania se si ka ndikuar mbajtja e maskës edhe në ambiente të hapura në numrin e të infektuarve.

Znj. Marku sqaroi se vendimi për mbajtjen e masës në ambiente të jashtme është marrë vetëm kohët e fundit në Itali, dhe rezultate e kësaj mase pritet të shihen pas 2 javësh.

“Rezultatet e këtij vendimi të këshillit të ministrave do t’i shohim pas dy javësh. Numri në rritje i rasteve më coronavirus çoi në këtë vendim.

Në momentin që nisëm të ulim vigjilencën edhe ndaj përdorimit të të vetmes barrierë mbrojtëse që kemi ndaj coronavirus, që është maska, numrat nisën të rriten. Shpresojmë që pas dy javësh kjo masë të japë rezultate e veta”, tha mjekja.

Teksa foli për gjendjen e të infektuarve në atë që mund të quhet një valë e dytë në Itali, mjekja shqiptare tha se gjendja e tyre nuk është si ajo e të shtruarve në muajin mars dhe prill, gjë që sipas saj mund të lidhet me suksesin e fazës së karantinës së përgjithshme ku Italia qe shembull për gjithë Evropën.

“Deri tani rastet janë pak më të lehta, ka raste sporadike që janë në gjendje të rëndë, por ka një diferencë me rastet e muajit mars-prill. Diçka ndryshim ka. Mbyllja e dy muajve, sidomos në Itali që ishte shembull për Evropën, bëri efektin e vet. Numri i pacientëve ra, tashmë është rritur sërish por nuk shohim rastet e rënda të fillimit”, tha mjekja Brunilda Marku.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article DOSSIER/ Rrëfimi i të birit: Si i vrau Mehmet Shehu 11 italianë, midis tyre edhe mikun e tij
Previous article ATENTATI NDAJ SHEFIT TË POLICISË RRUGORE NË MALËSINË E MADHE/ Autorët ishin dy, ja pista ku po hetohet (DETAJET)

s.autor

Postime të ngjashme

EKZEKUTOHET SHQIPTARI NË BRUKSEL/ 41-vjeçari qëllohet me 8 plumba në një pallat pranë Parlamentit Europian (FOTO) Aktualitet

EKZEKUTOHET SHQIPTARI NË BRUKSEL/ 41-vjeçari qëllohet me 8 plumba në një pallat pranë Parlamentit Europian (FOTO)

AKUZAT/ SPAK jep pretencën për kryebashkiakun e Vaut të Dejës, ja sa vite burg kërkon për Kristjan Shkrelin Aktualitet

AKUZAT/ SPAK jep pretencën për kryebashkiakun e Vaut të Dejës, ja sa vite burg kërkon për Kristjan Shkrelin

E RËNDË/ Dy plagosje me thikë në Fushë-Krujë, dy ngjarje të ndara brenda pak orësh, një person në pranga dhe dy në kërkim Aktualitet

E RËNDË/ Dy plagosje me thikë në Fushë-Krujë, dy ngjarje të ndara brenda pak orësh, një person në pranga dhe dy në kërkim

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT