• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 3 July, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

3 July, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
ATENTATI NDAJ SHEFIT TË POLICISË RRUGORE NË MALËSINË E MADHE/ Autorët ishin dy, ja pista ku po hetohet (DETAJET)
Home
Breaking News

ATENTATI NDAJ SHEFIT TË POLICISË RRUGORE NË MALËSINË E MADHE/ Autorët ishin dy, ja pista ku po hetohet (DETAJET)

13 October, 2020 s.autor Aktualitet, Breaking News, Kronikë

Kreu i Policisë Kriminale, Tonin Vocaj, duke u ndalur tek atentati që iu bë një të dielën kreut të Policisë Bashkiake në Malësinë e Madhe, Mentor Hasanaj, ku i plagosur mbeti vetë 39-vjeçari dhe babai i tij, tha se nga hetimet e deritanishme përjashtohet mundësia që motiv të jetë bërë detyra e Hasanajt.

Sipas drejtuesit të lartë të Policisë Kriminale, dyshimet janë se kemi të bëjmë me një konflikt pronësie.

“Kjo ngjarje është ndjekur nga Policia e Shkodrës dhe në një kohë rekord është bërë e mundur që të sigurohen prova jashtëzakonisht të rëndësishme. Ne kemi marrë deklarime në kushte spitalore edhe babait edhe shefit të Policisë Bashkiake dhe paraprakisht përjashtohet një motiv që lidhet me detyrën e tij, deri në këto momente që hetojmë. E vërteta është që akoma në mënyrë të plotë nuk është sqaruar motivi i kësaj ngjarjeje, dyshohet për një konflikt pronësie, por që nuk është sqaruar në mënyrë përfundimtare”.

Vocaj sqaroi edhe se, ndonëse autori i dyshuar i ngjarjes 19-vjeçari Ilirjan Hasanaj, i cili është shpallur në kërkim, ka të njëjtin mbiemër, ai nuk ka lidhje fisnore me të plagosurit.

“Edhe autori dhe të plagosurit, rezultojnë me të njëjtin mbiemër, por nuk kanë lidhje të afërta me njëri-tjetrin. Jemi duke hetuar në këtë drejtim. Por ne pretendojmë që nën drejtimin e Prokurorisë së Shkodrës e kemi dokumentuar plotësisht përfshirjen e këtij autori në këtë krim. Kemi hedhur baza të mira për të identifikuar në mënyrë të plotë edhe bashkautorin tjetër që ka qenë bashkë me të dhe shpresoj që në ditët që do të vijnë do të kemi rezultate më të mira në këtë hetim. Ndjekja që është bërë i rastit nga strukturat e Policisë Vendore Shkodër ka qenë jashtëzakonisht i shpejtë dhe profesional me përfshirjen e një numri të madh të punonjësve të policisë”./tvklan

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article COVID-19/ Mjekja shqiptare në Itali: Ulja e vigjilencës në përdorimin e maskës solli rritje të të infektuarve
Previous article KATASTROFAT NATYRORE/ Paralajmërimi i frikshëm: Bota rrezikon të bëhet 'ferr i pabanueshëm'

s.autor

Postime të ngjashme

E PËSOJNË KEQ/ Kishin kultivuar mbi 1800 bimë kanabis, në pranga babë e bir në Kukës Aktualitet

E PËSOJNË KEQ/ Kishin kultivuar mbi 1800 bimë kanabis, në pranga babë e bir në Kukës

ZBULOHET "FABRIKA" E KANABISIT NË DIVJAKË/ Sekuestrohen 44 kg drogë dhe 1426 bimë narkotike Aktualitet

ZBULOHET "FABRIKA" E KANABISIT NË DIVJAKË/ Sekuestrohen 44 kg drogë dhe 1426 bimë narkotike

RAPORTIMI TE "LIGJET"/ Deputeti i PS e pyet për ’21 Janarin’, ja si përgjigjet kreu i SPAK Aktualitet

RAPORTIMI TE "LIGJET"/ Deputeti i PS e pyet për ’21 Janarin’, ja si përgjigjet kreu i SPAK

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT