Një burrë në Shtetet e Bashkuara është infektuar dy herë me COVID, ndërsa mjekët paralajmërojnë se infeksioni i dytë është shumë më i rrezikshëm se i pari.
Personi i ri-infektuar, një 25-vjeçar, u shtrua në spital pasi mushkëritë e tij nuk merrnin oksigjen të mjaftueshëm për trupin.
Megjithatë, mjekët thonë se ri-infektimet mbeten të rralla, ndërsa 25-vjeçari tani është shëruar.
Shkencëtarët thonë se një krahasim i kodeve gjenetike të viruseve që infektuan të riun, tregoi se ato ishin shumë të dallueshme për t’u shkaktuar nga i njëjti infeksion.
“Gjetjet tona sinjalizojnë se infeksioni i mëparshëm nuk mund të të mbrojë domosdoshmërish nga infeksioni në të ardhmen. Mundësia e ri-infektimeve mund të ketë implikime të rëndësishme për kuptimin tonë të imunitetit Covid-19.”, tha Dr Mark Pandori, nga Universiteti i Nevada.


