• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 11 August, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

11 August, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
“HASHASHIN E KA MARRË…”/ Olson Çutajt ndryshon gjithçka: Vilsoni e Keli rrahën me shpulla Daniel Pepajn
Home
Breaking News

“HASHASHIN E KA MARRË…”/ Olson Çutajt ndryshon gjithçka: Vilsoni e Keli rrahën me shpulla Daniel Pepajn

13 October, 2020 s.autor Aktualitet, Breaking News, Kronikë

Zbardhet rrëfimi i dytë i Olson Çutaj, i cili ka dhënë një tablo më të qartë se çfarë ka ndodhur në 3 tetor 2020, ditën kur vëllai Vilsoni dhe kushëriri, Klementi, kanë marrë me forcë e rrahur, Danielin brenda në makinë. Ai u ka treguar policisë se gjithçka, ka ndodhur për vjedhjen e hashashit dhe megjithëse Danieli, nuk e pranonte se ai ishte hajduti, sërish ka pranuar që t’i kthejë sasinë e vjedhur nga parcela e tij që kishte në fshatin Vrith.

Me sa duket Daniel Pepaj e ka përdorur këtë alibi për t’i futur në kurth dy miqtë e tij, ku i ka tërhequr në një zonë malore dhe aty i ka vrarë me kallashnikov, duke i goditur me nga një plumb pas shpine. Në 4 tetor 2020, policia e Shkodrës ka rimarrë në pyetje për herë të dytë vëllain e Vilson Çutaj, Olson Çutaj, i cili ndryshe nga rrëfimi i parë në polici, duke treguar se konflikti kishte lindur për një femër, në deklarimin e dytë, ka dhënë një version tjetër.

Olson Çutaj, u ka treguar oficerëve të policisë dhe prokurorëve se ngjarja nuk kishte lidhje për motivin e femrës që ai kishte treguar një ditë më parë, por shkak ka qënë motivi i vjedhjes së bimëve të hashashit. Sipas burimeve të “Shqiptarja.com”, Olsoni në mesditën e 3 tetorit, ka udhëtuar me vëllanë e tij Vilsonin, nga fshati Bajzë në fshatin Vrith, për të takuar kushëririn e tyre Klement Pepaj, të cilin e kanë djalin e djalit të hallës.

Arsyeja që po shkonin në këtë fshat ishte fakti se Vilsonit dhe Klementit, i kishin vjedhur një sasi bimësh hashashi në një parcelë në malin e fshatit, Vrith të Malësisë së Madhe. Klementi i kishte thënë Vilsonit “Hashashin e ka marrë Danjel Pepaj” që është edhe kushëri i Klementit, dhe kanë shkuar për ta pyetur dhe sqaruar punën me Danielin.

Në fshatin Vrith kanë shkuar rreth orës 14:30 dhe kanë qëndruar te lokali. Në lokal kanë porositur dy birra dhe një kafe me ujë. Aty kanë qëndruar rreth 5 minuta, pasi Klementi, komunikoi në telefon me Danjelin dhe i tha të vinte në qendër, por Danieli, i tha se ishte te shtëpia. Atëherë janë ngritur nga tavolina, madje pa paguar as pijet dhe janë nisur për të takuar Danjelin te banesa e tij dhe Danieli po priste te porta e shtëpisë.

Vilsoni me Klementi, shkuan dhe u takuan me Danielin, me të cilin bënë fjalë dhe e morën me forcë duke e futur në makinë dhe më pas siç ishin, kanë lëvizur për në fshatin Bajzë. Duke biseduar rrugës për punën e hashashit, Vilsoni i ka gjuajtur me shpullë Danielit, e ka sharë, duke i thënë pse na ke vjedhur hashashin. Danieli i thoshte se nuk e kam marrë unë dhe kjo bisedë vazhdoi deri në Bajzë.

Mirëpo gjatë rrugës, ata i kanë kërkuar që Danielit të tregonte vendin se ku e kishte fshehur sasinë e drogës të vjedhur. Por Danjeli nuk e pranonte që e kishte vjedhur hashashin. Më pas sikur të katërt janë bashkuar e kanë ikur në një lokal të fshatit Bajzë, ku Olsi ka pirë kafe, ndërsa Vilsoni, Klementi dhe Danjeli, kanë pirë nga dy birra secili. Edhe aty në lokal Vilsoni e Klementi kanë filluar ta shajnë e t’i bëjnë presion për hashashin e vjedhur, Danielit.

Danjeli ka thënë se e gjej unë kush e ka vjedhur hashashin dhe do t’jua jap unë, por në bisedën që bënte duke shmangur veten si vjedhës i hashashit, por sipas Danjelit do t’jua jepte sasinë e hashashit të vjedhur, pasi Danjeli tha se kishte hashash në mal në fshatin Vrith te parcela e tij dhe hajde të shkojmë ta marrim.

Shqiptarja.com

Me kaq, kanë hipur në të njëjtën makinë sikur ishin dhe u nisën për në fshatin Vrith, ku kanë ndjekur rrugën nga Bajza, në Jeran, më pas në Gradec e më pas Marshej dhe kanë dalë në rrugën kryesore te burgu i Reçit dhe kanë vazhduar rrugën kryesore për në fshatin Vrith. Danjeli u ka thënë: “po shkoj pak në shtëpi të ndërroj rrobat” dhe nga shtëpia doli me tuta sportive ngjyrë blu të errët dhe me atlete.

Sapo kanë dalë në dalje të fshatit Vrith, rrugës për në Razëm, te një kthesë kanë zbritur nga makina duke ecur në këmbë Vilsoni, Klementi dhe Danjeli. Pas këtij momenti Olsi është kthyer dhe është ulur në kafe në qendër të fshatit Vrith te lokali. Pas rreth 30 minutash e ka marrë në telefon Vilsonin, i cili i është përgjigjur duke i thënë se vonohej edhe një gjysmë ore.

Pas rreth 15 minutash nga telefonata e fundit e ka marrë në telefon Olsin vëllai i tij Vilsoni dhe i thotë: “a po i thua kujt, të marrë djalin ta çojë te shtëpia”, pasi e kishte në futboll. Pas 5 minutash e ka marrë në telefon Vilsonin për t’i tregur se djalin e morën për ta çuar në shtëpi. Rreth orës 20:30 Olsi i ka telefonuar përsëri Vilsonit, por ai nuk është përgjigjur në telefon, i ka rënë disa herë në vazhdimësi, por nuk e ngrinte telefonin edhe pse zilja vazhdonte t’i binte.

Gjithashtu i ka rënë edhe telefonit të Klementit, por edhe ai nuk e ka hapur telefonin, kurse numrin e Danjelit nuk e kishte Olsi dhe sipas tij dhe nuk i ka rënë asnjëherë. Pas këtij momenti ka marrë në telefon disa shokë dhe kanë dalë me drita dore për të kërkuar në mal, por nuk janë gjetur askund.

Kanë kërkuar deri rreth orës 01:00 e më pas ka shkuar në polici, në Malësinëe Madhe, për të bërë kallëzim për humbjen e Vilsonit dhe Klementit, pasi kishte merakun se diçka e keqe i kishte ndodhur atyre.

Hera e fundit që Danjel Pepaj është parë në teritorin Shqiptar është në fshatin Zagorë, ka qënë duke lëvizur në këmbë i vetëm. Tashmë policia dhe prokuroria e Shkodrës kanë nxjerë një mandat arresti, me qëllim ndalimin e Danjel Pepaj, për të cilin sot e kësaj dite nuk ka asnjë gjurmë.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article MJEKËT JAPIN ALARMIN/ "Një person infektohet dy herë nga COVID dhe infeksioni i dytë shumë më i rrezikshëm"
Previous article PAS SHUMË VIKTIMASH NGA COVID-19/ Italia tani e lufton me sukses virusin

s.autor

Postime të ngjashme

KONFLIKT NË BURGUN 302/ “Mos bëj zhurmë se më prishe gjumin”, Viktor Ymeri godet me shuplakë një të burgosur nga Kosova Aktualitet

KONFLIKT NË BURGUN 302/ “Mos bëj zhurmë se më prishe gjumin”, Viktor Ymeri godet me shuplakë një të burgosur nga Kosova

"NUK E MENDOVA DY HERË"/ Shqiptari zhytet në ujërat e oqeanit në SHBA dhe shpëton të moshuarin: Në raste të tilla… Aktualitet

"NUK E MENDOVA DY HERË"/ Shqiptari zhytet në ujërat e oqeanit në SHBA dhe shpëton të moshuarin: Në raste të tilla…

E PËSOJNË KEQ/ Hynë si ilegalë në Itali, kapen dhe dëbohen 4 shqiptarët, njëri prej tyre me precedent për drogë Aktualitet

E PËSOJNË KEQ/ Hynë si ilegalë në Itali, kapen dhe dëbohen 4 shqiptarët, njëri prej tyre me precedent për drogë

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT