• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 18 October, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

18 October, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
“BINDJA DEMOKRATIKE DO GAROJË ME…”/ Patozi tregon kundërshtarët dhe aleatët për zgjedhjet e 25 prillit
Home
Politikë

“BINDJA DEMOKRATIKE DO GAROJË ME…”/ Patozi tregon kundërshtarët dhe aleatët për zgjedhjet e 25 prillit

12 October, 2020 F.autor Politikë

Kryetari i Partisë Bindja Demokratike, Astrit Patozi, ka bërë të ditur se në zgjedhjet e 25 prillit do të garojë me lista të hapura. Nëpërmjet një postimi në Facebook, Patozi ka analizuar situatën në të cilën ndodhet partia e tij, para zgjedhjeve, duke vlerësuar kundërshtarët dhe partnerët potencial.

“Vendi ka nevojë për ndryshim të thellë dhe ai nuk mund të vijë me stanjacionin e Edi Ramës, por as me rotacionin e Lulzim Bashës, si dy alternativa të diskretituara. Jemi të hapur të bëjmë aleanca apo koalicion me çdo forcë politike të re ose të pakompromentuar, që mbështet apo përqafon kauzën tonë për rrëzimin e kryetarokracisë, si të vetmen mënyrë për të sjellë ndryshimin në Shqipëri”, shkruan ndër të tjera Patozi.

Postimi i plotë nga Astrit Patozi:

Në një takim të zgjeruar të përfaqësuesve të saj nga i gjithë vendi, Bindja Demokratike vendosi sot të nisë rrugëtimin final drejt zgjedhjeve të 25 prillit, duke e konsideruar fushatë elektorale të gjithë kohën e mbetur deri atë ditë, përmes takimeve të drejtpërdrejta me zgjedhësit dhe aktiviteteve të tjera politike.

Ne e cilësojmë antidemokratik dhe antikushtetues Kodin Elektoral të miratuar në mënyrë të njëanshme në parlament dhe si një goditje të qartë kundër zgjedhjeve të lira dhe të ndershme. E gjithë kjo situatë ka ardhur si produkt i politikës së vjetër të dy blloqeve PS dhe PD, ku përgjegjësia më e madhe i takon “Rilindjes” së Edi Ramës, e cila më 30 korrik votoi për hapjen e listave, ndërsa disa muaj më vonë për mbylljen de facto të tyre.

Bindja Demokratike vlerëson se Shqipëria nuk ka të ardhme me asnjërën nga dy partitë e mëdha, të cilat, jo vetëm kanë shkaktuar gjendjen e rëndë, por edhe kanë dhënë të gjitha provat se ka ardhur dita të ndëshkohen për atë që kanë shkaktuar. Vendi ka nevojë për ndryshim të thellë dhe ai nuk mund të vijë me stanjacionin e Edi Ramës, por as me rotacionin e Lulzim Bashës, si dy alternativa të diskretituara.

Në këto kushte ne përjashtojmë çdo mundësi bashkëpunimi parazgjedhor me përgjegjësit kryesorë të krizës, duke i konsideruar ata kundërshtarë politikë të kësaj fushate.

Ndërkohë, jemi të hapur të bëjmë aleanca apo koalicion me çdo forcë politike të re ose të pakompromentuar, që mbështet apo përqafon kauzën tonë për rrëzimin e kryetarokracisë, si të vetmen mënyrë për të sjellë ndryshimin në Shqipëri.

Në funksion të këtij synimi strategjik ne ftojmë çdo parti, lëvizje, organizatë të shoqërisë civile, grupim shoqëror apo personalitet publik të bëhemi bashkë në një front të vetëm kundër politikës së vjetër, që synon të mbajë peng ende Shqipërinë edhe pas dekadash me dështime dhe skandale.

Me gjithë pabarazinë dhe kushtet diskriminuese, me të cilat po shkohet drejt 25 prillit, Bindja Demokratike është e vendosur të arrijë një rezultat përcaktues në këto zgjedhje. Besimi ynë në sukses mbështetet tek vizioni i duhur politik, që shkon në krah të interesit publik, tek përzgjedhja e ekipit më të mirë për ta përfaqësuar atë në terren, si dhe nga forca e shqiptarëve të zemëruar me aktorët e konsumuar.

Duke u zotuar se do të kemi kandidatët më të mirë dhe më seriozë si ofertën tonë për qytetarët shqiptarë në çdo qark të vendit, ne kemi vendosur që secili prej tyre t’i nënshtrohet rregullave të listës realisht të hapur në garën brenda nesh, si një përgjigje ndaj Kodit Zgjedhor të Edi Ramës.

Në këtë kontekst, pranimi paraprakisht i vendimit që mandatet tona do t’i marrin vetëm ata, të cilët kanë marrë më shumë vota se të tjerët, pavarësisht renditjes në listë, është kusht i panegociueshëm për këdo që do të kandidojë me siglën e Bindjes Demokratike. Duke filluar nga koordinatori e deri tek kandidati më i fundit në radhë, të gjithë do të jemi të barabartë në garë dhe përfaqësimin tonë në parlament do ta vendosin vetëm qytetarët.
Për realizimin e këtij qëllimi do të përgatisim edhe aktet përkatëse, të cilat të mos kenë vetëm vlerë politike, por edhe juridike.

Bindja Demokratike nuk e ka vetëm kauzë për të ardhmen listën e hapur, por do ta shndërrojë atë në një praktikë reale që në këto zgjedhje, duke e kapërcyer me sukses vështirësinë e krijuar me qëllim nga Kodi Zgjedhor i Edi Ramës, i cili bën sikur i hap, por në fakt i mban mbyllur listat. Që do të thotë se tek ne fiton ai, që merr një votë më shumë, ndërsa të tjerët le të bëjnë çfarë të duan me përfaqësimin e tyre, duke u kacavjerrur apo servilosur pas listave të mbyllura të kryetarëve të përjetshëm.

Mbledhja vendosi që brenda muajit të ardhshëm të përgatitet dhe të publikohet programi minimal për qeverisjen e ndryshimit si dhe tezat kryesore të fushatës, që do të përbëjnë edhe bazës e arsyeve se përse qytetarët shqiptarë duhet të votojnë alternativën tonë më 25 prill.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article E PAZAKONTË/ Legjenda e Manchester United e bën si shqiptarët, bëhet trajner i klubit që ka në pronësi
Previous article "ËSHTË I JASHTËZAKONSHËM FAKTI SE..."/ Tenisti Federer bën dedikimin special për Nadal pas triumfit në Paris

F.autor

Postime të ngjashme

ANULOHET VIZITA E RAMËS NË VJENË/ Mediat austriake: Pala shqiptare kërkoi që… Politikë

ANULOHET VIZITA E RAMËS NË VJENË/ Mediat austriake: Pala shqiptare kërkoi që…

"OPOZITA ËSHTË E PAAFTË"/ Rama: Nuk jap dorëheqjen, negociatat me BE-në duhet të përfundojnë deri në fund të 2027 Politikë

"OPOZITA ËSHTË E PAAFTË"/ Rama: Nuk jap dorëheqjen, negociatat me BE-në duhet të përfundojnë deri në fund të 2027

PROTESTAT/ Rama nuk tërhiqet: Mandati ynë është i qartë, Shqipëria në BE në 2030! S’do lejoj askënd të rrezikojë të ardhmen e vendit Politikë

PROTESTAT/ Rama nuk tërhiqet: Mandati ynë është i qartë, Shqipëria në BE në 2030! S’do lejoj askënd të rrezikojë të ardhmen e vendit

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT