Shefi i Shërbimit të Endokrinologjisë, Agron Ylli është transportuar me urgjencë drejt Turqisë, pasi gjendja e tij shëndetësore pas infektimit me Covid-19 është përkeqësuar ndjeshëm. Mjeku ndodhet i intubuar në gjendje të rëndë shëndetësore për jetën.
Situata e pandemisë në vend vijon të jetë ende shqetësuese, ku nga kjo e enjte mbajtja e maskës do të bëhet e detyrueshme edhe në ambiente të hapura.
Kujtojmë se gjatë 24 orëve të fundit kanë humbur jetën si pasojë e koronavirusit 4 persona në vend, si dhe janë regjistruar 168 raste të reja pozitive nga 943 testime të kryera.


