• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 18 October, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

18 October, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
TAKON TRE LULËT NË PEZË/ Batutat e Veliajt: Këta zgjohen që në 6 të mëngjesit, ai i Tiranës në 11
Home
Politikë

TAKON TRE LULËT NË PEZË/ Batutat e Veliajt: Këta zgjohen që në 6 të mëngjesit, ai i Tiranës në 11

11 October, 2020 F.autor Politikë

Jo të gjithë Lulzimët ngrihen vonë paradite. Ka nga ata që zgjohen herët në mëngjes dhe tre prej tyre i takoi sot kryetari i bashkisë Tiranë, Erion Veliaj në Pezë, gjatë turit të tij për inspektimin e investimeve në çdo njësi.

“Isha me Lul Agën, që më tha: Më keni bërë shtëpinë, që unë s’kisha shans ta bëja kurrë. Njeriu punon tërë jetën për të bërë një shtëpi. Ky Lulzimi çohet në 6 të mëngjesit nga gjumi, jo në 11. Keni parë ndonjë aktivitet që Lul Basha të shkojë para orës 11? Çdo aktivitet i tij fillon pas orës 11. Kurse këta Lulzimët që takova sot në Pezë, çohen herët. I thonë punës mirëmëngjes para se të lindë dielli. Unë besoj fort se kjo mënyrë e të bërit punë, kjo mënyrë e të shërbyerit të njerëzve, e të bashkëpunuarit në komunitet, funksionon. Kam një Lul këtu, Lul Kalaja, që më tha: Ore, ne nuk kemi qenë gjithmonë majtas, se kemi pas bindje të ndryshme. Madje, unë s’kam jetuar në Shqipëri, kam jetuar në Zvicër, por fakti që më vjen rruga te prona, më rritet vlera e pronës, po mendoj të krijoj një agroturizëm, që fëmijët e vet të mos i lërë në kurbet, por ta ndërtojnë pasurinë këtu”, tha Veliaj.

Kreu i Bashkisë shtoi se Lul Basha nuk ka mbështetjen as të gruas së tij, e cila nuk e voton. “Ju përmenda tre Lulzimë nga ata që punojnë, nga ata që dinë të lexojnë, nga ata që në ditë fatkeqësie nuk marrin nga 4-5 vila, nga ata që kanë vetëm një axhendë, nga ata që i mbështet gruaja, se kemi edhe Lulzim që nuk e voton gruaja e tij. Ajo që lipset është të kuptojmë se pavarësisht sesi i kemi pas bindjet, pavarësisht si i kemi pas votat, kush punon, meriton mbështetjen”, deklaroi Veliaj.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article NDESHJE E VAKËT E SHQIPËRISË/ Ja cili lojtar "kuqezi" bëri maksimumin kundër Kazakistanit...
Previous article SITUATA NË SPITALET COVID/ 246 pacientë të shtruar, ja sa janë në terapi intensive dhe të intubuar

F.autor

Postime të ngjashme

ANULOHET VIZITA E RAMËS NË VJENË/ Mediat austriake: Pala shqiptare kërkoi që… Politikë

ANULOHET VIZITA E RAMËS NË VJENË/ Mediat austriake: Pala shqiptare kërkoi që…

"OPOZITA ËSHTË E PAAFTË"/ Rama: Nuk jap dorëheqjen, negociatat me BE-në duhet të përfundojnë deri në fund të 2027 Politikë

"OPOZITA ËSHTË E PAAFTË"/ Rama: Nuk jap dorëheqjen, negociatat me BE-në duhet të përfundojnë deri në fund të 2027

PROTESTAT/ Rama nuk tërhiqet: Mandati ynë është i qartë, Shqipëria në BE në 2030! S’do lejoj askënd të rrezikojë të ardhmen e vendit Politikë

PROTESTAT/ Rama nuk tërhiqet: Mandati ynë është i qartë, Shqipëria në BE në 2030! S’do lejoj askënd të rrezikojë të ardhmen e vendit

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT