• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 1 July, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

1 July, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
GREVA NË BURGJE/ Ministria e Drejtësisë jep njoftimin: Ka nisur hetimi për organizatorët. Situata…
Home
Breaking News

GREVA NË BURGJE/ Ministria e Drejtësisë jep njoftimin: Ka nisur hetimi për organizatorët. Situata…

10 October, 2020 F.autor Aktualitet, Breaking News, Kronikë

Grevat e të burgosurve në disa burgje të Shqipërisë duket se janë mbyllur, të paktën kështu thuhet në njoftimin për shtyp të Ministrisë së Drejtësisë.

Sipas këtij njoftimi, ekipi drejtues i ri i komanduar në IEVP Peqin, në bashkëpunim me ekipin e Drejtorisë së përgjithshme të burgjeve, kanë arritur që të përmbyllin refuzimin e ushqimit në IEVP Peqin në datën 9 tetor 2020, duke pasuar me të njëjtin efekt edhe në disa institucione të tjera në datën 9 dhe 10 Tetor. Të dënuarve ju është mundësuar adresimi i shqetësimeve të tyre ligjore nëpërmjet përfaqësuesve të tyre ligjorë dhe organizmave monitoruese të të drejtave të njëriut.

Ndërkohë beht me dije se ka nisur hetimi për organizatorët e këtyre protestave, ndërsa dyshohet se mund të kenë ndikuar edhe faktorë të jashtëm.

Njoftimi i Ministrisë së Drejtësisë:

Nisur nga situata e bërë edhe publike disa ditë më parë, lidhur me refuzimin e ushqimit në disa Institucione të Ekzekutimit të Vendimeve Penale, bëjmë me dije se të gjitha strukturat e angazhuara të Drejtorisë së Përgjithshme të Burgjeve dhe Shërbimit të Kontrollit të Brendshëm në Burgje kanë pasur vëmendjen maksimale për sigurinë në institucione, respektimin e të drejtave dhe lirive të të dënuarve në respektim të ligjit si dhe sigurinë e jetës e shëndetit të tyre.

Pavarësisht pasqyrimit të bërë nga disa portale për një grevë masive në burgje, bëjmë me dije se kjo situatë ka qënë më së shumti në IEVP Peqin, pasi disa të dënuar në këtë institucion kanë refuzuar marrjen e ushqimit nga Institucioni duke paraqitur kërkesa të karakterit legjislativ për heqjen e dënimit me burgim të përjetshëm, uljen e dënimeve, amnisti, etj. Shkaku kryesor i fillimit të saj është inicuar nga subjekte të Regjimit 41bis pavarësisht përhapjes së saj edhe në grup të dënuarish të tjerë në disa institucione të tjera.

Ekipi drejtues i ri i komanduar në IEVP Peqin, në bashkëpunim me ekipin e Drejtorisë së përgjithshme të burgjeve, kanë arritur që të përmbyllin refuzimin e ushqimit në IEVP Peqin në datën 9 tetor 2020, duke pasuar me të njëjtin efekt edhe në disa institucione të tjera në datën 9 dhe 10 Tetor. Të dënuarve ju është mundësuar adresimi i shqetësimeve të tyre ligjore nëpërmjet përfaqësuesve të tyre ligjorë dhe organizmave monitoruese të të drejtave të njëriut.

Deri më sot situata paraqitet e normalizuar në të gjitha institucionet e ekzekutimit të vendimeve penale, pavarësisht kësaj situata po ndiqet me vëmëndje të shtuar nga të gjitha forcat e Drejtorisë së Përgjithshme të Burgjeve së bashku me ekipet e përbashkëta të Ministrisë së Drejtësisë.

Po gjithashtu, Shërbimi i Kontrollit të Brendshëm të Burgjeve dhe Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve në bashkepunim me agjensitë e specializuara të shtetit kanë filluar hetimin për të gjithë elementët dhe faktorët e brendshëm apo të jashtëm që kanë synuar provokimin dhe nxitjen e kësaj situate me qëllim destabilizimin e sigurisë në burgje.

Ministrja e Drejtësise ka urdhëruar ngritjen e një grupi pune që do të shohë me kujdes të veçantë problematikat e konstatuara për çështjet e sigurisë dhe respektimin e të drejtave të të dënuarve në respekt të kuadrit ligjor në fuqi përfshi dhe ndryshimet e përmirësimet e nevojshme në strukturat drejtuese të sistemit të burgjeve.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article SKUALIFIKIMI/ A ia "mbylli derën" Basha përfundimisht Klevis Balliut?
Previous article AKSIDENT TRAGJIK NË DURRËS/ ”Fiat-i” përplas për vdekje të moshuarin

F.autor

Postime të ngjashme

KUSHTETUESJA SËRISH NË FAVOR TË VELIAJT: Shfuqizon vendimin e Gjykatës së Lartë Aktualitet

KUSHTETUESJA SËRISH NË FAVOR TË VELIAJT: Shfuqizon vendimin e Gjykatës së Lartë

SURPRIZON MOTI/ Stuhi shiu e breshëri në Korçë, dëme në bujqësi dhe probleme në qarkullim Aktualitet

SURPRIZON MOTI/ Stuhi shiu e breshëri në Korçë, dëme në bujqësi dhe probleme në qarkullim

TEMPERATURAT E LARTA/ Gjykata e Tiranës shkurton orarin e sporteleve gjatë verës! Ja kur do ofrohen shërbime për qytetarët Aktualitet

TEMPERATURAT E LARTA/ Gjykata e Tiranës shkurton orarin e sporteleve gjatë verës! Ja kur do ofrohen shërbime për qytetarët

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT