• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 19 October, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

19 October, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
SHIFRAT E LARTA TË INFEKTIMEVE ME COVID-19/ Rama apel qytetarëve: Respektoni masat, një karantinë e dytë do të ishte tepër e vështirë
Home
Politikë

SHIFRAT E LARTA TË INFEKTIMEVE ME COVID-19/ Rama apel qytetarëve: Respektoni masat, një karantinë e dytë do të ishte tepër e vështirë

10 October, 2020 Delo.autor Breaking News, Politikë

Kryeministri Edi Rama doli sot në një konferencë për mediat lidhur me rritjen e numrit të të infektuarëve me Covid 19 në vend. Rama e konsideroi tepër të vështirë për vendin një karantinë të dytë të përgjithshme, ndërsa apeloi qytetarët të respektojnë masat e protokollit anti Covid.

“Me ardhjen e vjeshtës numrat do të rriteshin, por nëse në disa vende po rikthehen masat dhe po rishfaqet  kërcënimi i një karantine të përgjithshme ajo c ka duhet me cdo kusht të përpiqemi të parandalojmë është një karantinë e përgjithshme. Një karantinë e dytë përgjithshme do të ishte tejet e vështirë për vendin për ekonominë e shumë familjeve dhe për shtetin. Nuk dua të bëj historikun por dua të kujtoj që në fazën e parë ia dolëm me sukses të përballim goditjen e furisë së parë të armikut të padukshëm dhe të sistemojmë të gjithë sistemin tonë mbrojtës në vijën e parë në spitale.

Nëse në krye të herës ishte Infektivi që ishte aty si stacioni i mbrojtjes, ne sot kemi plot 4 spitale të specializuar Covid në Tiranë. Spitalet që janë në funksion ku mjekët e infermirët po bëjnë një punë heroike, dhe dy spitale të tjera. Kemi një urgjencë kombëtare që është në lartësinë e detyrës dhe e trajnuar specifikisht për epideminë si e dëshmojnë 100 mijë misione në terren dhe 520 mijë të trajtuara. Investimet e bëra për administrimin e kësaj situate kanë rritur kapacitetet në pajisje si edhe në të gjithë sistemin e logjistikës së spitaleve.

Janë të dyfishuara ekipet e shërbimit në terren, kemi 36 autoambulnca që janë në proces mbërritjeje, personel mjekësor më shumë. Kapacitetet e terapisë intensive janë sot me 500 shtretër të dedikuar 80% të pajisur me linja oskigjeni, janë siguruar terapitë përkatëse, janë forcuar kapacitetet e testimit. Do të vijojë me rritjen e testimeve, kemi mbështetur drejtpërdrejtë me bonusin 1000 euro plus që e marrin rregullisht cdo muaj mjekë e infermierë. Kemi angazhuar një fond të konsiderueshëm për vaksinim falas të gripit.” u shpreh Rama.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article COVID-19/ Gjermania në alarm nga koronavirusi, masa ekstreme në disa qytete
Previous article KORONAVIRUSI/ Infektohet me Covid-19 kryebashkiaku socialist i Librazhdit, Kastriot Gurra

Delo.autor

Postime të ngjashme

“JENI MË TË MIRËT”/ Rama publikon pamjet nga takimi me Policinë: Durim me të rinjtë, forcë ndaj dhunuesve Politikë

“JENI MË TË MIRËT”/ Rama publikon pamjet nga takimi me Policinë: Durim me të rinjtë, forcë ndaj dhunuesve

KRIM I RËNDË NË ZALL-HERR/ Vriten me armë dy vëllezër, prangoset autori (EMRAT) Aktualitet

KRIM I RËNDË NË ZALL-HERR/ Vriten me armë dy vëllezër, prangoset autori (EMRAT)

BILANCI I PROTESTËS SË DHUNSHME/ Ministria e Shëndetësisë: 36 të lënduar gjatë ditës së djeshme, 14 persona vijojnë të marrin mjekim në spital Aktualitet

BILANCI I PROTESTËS SË DHUNSHME/ Ministria e Shëndetësisë: 36 të lënduar gjatë ditës së djeshme, 14 persona vijojnë të marrin mjekim në spital

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT