Kryeministri Rama e tha troç në mbledhjen e Asamblesë Kombëtare të PS-së se ndarja me LSI-në erdhi ëpr shkak të reformës në drejtësi.
Sipas tij, LSI është një forcë e krijuar për tu hakmarrë që nuk ka përgjegjësi qeverisëse për që gjithmonë përfiton nga partia më e madhe në pushtet.
“Ne s’kemi parti për tu bërë aleat, askush nuk plotëson kushtet për të qënë aleati ynë. Aleati ynë janë njerëzit, jemi partia më e madhe e shqiptarëve dhe sëbashku me shumicën e shqiptarëve do i lëmë mbrapa më shumë se asnjëherë tjetër të gjitha forcat që duan të mbajnë Shqipërinë peng, të gjitha bashkë. Unë kam qënë partizan i bashkimit të së majtës me dy shpirtra, që u krijua nga një carje e madhe e PS.
Kam besuar që kjo ishte rruga e duhur për të krijuar një pol të fuqishëm qeverisës, dhe ajo që kam mësuar ka qënë që të dyja herët problemi është zmadhuar deri sa është bërë eksploziv si rezultat i një fakti të thjeshtë: PS edhe PD në anën e vetë, por PS më shumë është një parti e madhe që përtej të gjitha zakoneve të këqija që janë pjesë e pative kudo në botë, ka përgjegjësinë e qeverisjes. LSI-ja s’ka lidhje me përgjegjësinë qeverisëse, do të jetë pjesë për t’u rritur në kurriz të shtetit dhe bomba që hodhi në erë koaliconin me me LSI ka qnëe reëforma në djretësi. Aty ndarja u bë e pariparueshme për një arsye të thjeshë, se është krijuar për të marrë sa më shumë pushtet duke marrë peng njërin nga dy të mëdhenjtëe. LSI ka lindur si forcë hakmarrëse”,- tha ai.


