Gjatë 24 orëve të fundit në Ksoovë janë konfirmuar 79 raste të reja me koronavirus dhe tre persona kanë humbur jetën.
Sipas Institutit Kombëtar i Shëndetit Publik gjatë 24 orëve të fundit, në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKShPK dhe laboratorët private me metodën RT-PCR, janë testuar gjithsej 764 mostra të marra nga ShSKUK dhe gjurmimi i kontakteve të rasteve në terren, prej të cilëve rezultojnë 79 raste pozitive.
Ndërkohë nga fillimi i pandemisë e deri më tani numri i personave të infektuar me Covid është 16 050 persona nga të cilët 641 persona kanë humbur jetën.
Gjithashtu gjatë 24 orëve të fundit janë shëruar 61 pacientë derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot është gjithsej 14.250 raste, kurse numri i rasteve aktive është 1.159.


