Kryeministri Rama, kryebashkiaku Veliaj dhe ministri i Rindërtimit Arben Ahmetaj ndodhen në Baldushk, ku po inspektojnë shtëpitë e rindërtuara, si pjesë e projeketit të Rindërtimit.
I zoti i nkë prej shtëpive tha se kishte shitur lopën që kishte sepse me shembjen e shtëpisë s’kishte ku e mbante, deklaratë që Rama e shfrytëzoi për batuta me kryebashkiakun Veliaj.
“Dëgjo këtu, të hënën në mëngjes ose të gjejë Lali lopën ose… Të hënë në mëngjes, ose të gjejë lopën që kishe ose lopë tjetër si ajo. Tani realisht ky lopën e shiti se s’kishte ku e mbante”, tha Rama, ndërsa kryebashkiaku Veliaj tha se për pak ditë në zonë fillonte sezoni i gjelave.
“Këtu fillon sezoni i gjelave kryetar”, tha Veliaj, kurse Rama ia priti “Gjelat i ke merak vet ti, po ky ka hallin e lopës.”


