• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 10 August, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

10 August, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
VRASJA PËR KANABIS E DY TË RINJVE/ Gazetari jep alarmin: Ngjarja mund të përshkallëzohet, mund të…
Home
Aktualitet
Kronikë

VRASJA PËR KANABIS E DY TË RINJVE/ Gazetari jep alarmin: Ngjarja mund të përshkallëzohet, mund të…

9 October, 2020 s.autor Aktualitet, Kronikë

Dy të rinjtë, që nuk gjendeshin prej tre tetorit në Malësinë e Madhe, u zbuluan ditën e djeshme jo shumë larg një mini-parcele kanabisi.

Vilson Çutaj dhe Klement Pepaj u gjetën të pajetë, ndërsa trupat e tyre kishin nisur që të dekompozoheshin. Autori i ngjarjes dyshohet që të jetë Danjel Pepaj, i cili është ende ne arrati.

Duke dhënë më shumë detaje për ngjarjen, gazetari Simon Shkreli, u shpreh për “Abc-ja e Mëngjesit” se ka shumë pak gjasa që kjo ngjarje të mos marrë përmasa akoma më të mëdha, duke nënkuptuar gjakmarrjen.

Shkreli shpjegon se mund të jetë shumë e vështirë arritja e një “pajtimi” të mundshëm pasi ngjarja ka ndodhur mes një fisi.

Sipas tij, babai i Danjelit me Klementin janë kushërinj shumë të afërt, kurse Vilsoni babain e Klementit e ka nip, pra është nip i shtëpisë.

Veç kësaj, në mes të kësaj ngjarjeje qëndron edhe kanabisi, dhe shton gazetari, njerëzit që merren me pajtime mund ta kenë të vështirë që të arrijnë vendosjen e “paqes”.

Shkak i konfliktit mes të rinjve ishte zhdukja e një sasie prej 50 kg kanabis, për të cilën Klement Pepaj dhe Vilson Çutaj, akuzuan Danjel Pepajn, i cili i ekzekutoi me kallashnikov rreth 250 metra larg parcelës me kanabis.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article GJYKATA VENDOS SOT PËR FATIN E BERISHËS PËR DOSJEN "HAJDARI"/ Fatos Klosi: Drejtësia të mos stepet përballë tij, boll ka livadhisur...
Previous article "EMILY IN PARIS"/ Këto janë 16 veshjet ikonike që të magjepsin nga gardëroba e serialit

s.autor

Postime të ngjashme

KONFLIKT NË BURGUN 302/ “Mos bëj zhurmë se më prishe gjumin”, Viktor Ymeri godet me shuplakë një të burgosur nga Kosova Aktualitet

KONFLIKT NË BURGUN 302/ “Mos bëj zhurmë se më prishe gjumin”, Viktor Ymeri godet me shuplakë një të burgosur nga Kosova

"NUK E MENDOVA DY HERË"/ Shqiptari zhytet në ujërat e oqeanit në SHBA dhe shpëton të moshuarin: Në raste të tilla… Aktualitet

"NUK E MENDOVA DY HERË"/ Shqiptari zhytet në ujërat e oqeanit në SHBA dhe shpëton të moshuarin: Në raste të tilla…

E PËSOJNË KEQ/ Hynë si ilegalë në Itali, kapen dhe dëbohen 4 shqiptarët, njëri prej tyre me precedent për drogë Aktualitet

E PËSOJNË KEQ/ Hynë si ilegalë në Itali, kapen dhe dëbohen 4 shqiptarët, njëri prej tyre me precedent për drogë

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT