• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 10 August, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

10 August, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
“NUK E MENDOVA DY HERË”/ Shqiptari zhytet në ujërat e oqeanit në SHBA dhe shpëton të moshuarin: Në raste të tilla…
Home
Aktualitet
Kronikë

“NUK E MENDOVA DY HERË”/ Shqiptari zhytet në ujërat e oqeanit në SHBA dhe shpëton të moshuarin: Në raste të tilla…

10 August, 2026 s.autor Aktualitet, Kronikë

Një shqiptar në New Jersey është bërë protagonist i një akti heroik, duke ndihmuar në shpëtimin e një 70-vjeçari që rrezikonte të mbytej në ujërat e oqeanit.

Xhemo (Xhemal) Lanica rrëfen momentet e vështira të ndërhyrjes dhe mënyrën se si, së bashku me disa shpëtimtarë të plazhit, arritën ta nxirrnin në breg personin që ishte në rrezik.

Lanica, me origjinë nga Ulqini dhe prej shtatë vitesh emigrant në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, tregon se nuk u mendua dy herë kur pa se jeta e personit ishte në rrezik.

I rritur pranë detit, ai thotë se eksperienca e tij e ndihmoi të përballej me situatën, edhe pse rrymat e forta të oqeanit dhe pesha e personit e bënë ndërhyrjen veçanërisht të vështirë.

Pas pak çastesh, Lanica-s iu bashkuan edhe disa shpëtimtarë që punojnë në plazh. Pas rreth 15 minutash përpjekje dhe koordinimi, 70-vjeçari u nxor në breg.

“Për të vërtetë falënderoj Zotin që isha aty dhe që të mund t’i jap një dorë për ta ndihmuar. Në raste të tilla nuk ke pse të mendosh dy herë kur jeta e një personi tjetër është në rrezik”, tregon Lanica.

Pas shpëtimit, shqiptari pati mundësi të komunikonte edhe me 70-vjeçarin, i cili e falënderoi dhe i tha se për të ishte një “shans i dytë në jetë”.

Lanica thekson se në këtë ngjarje nuk ishte vetëm ai që kontribuoi. Sipas tij, të gjithë personat e pranishëm ndihmuan në mënyrën e tyre, nga ata që jepnin instruksione deri te personat që tërhiqnin litarin.

“Humanizmi nuk ka kufi, nuk ka fe dhe nuk ka nacionalitet”, shprehet ai.

Për Lanica-n, kjo ngjarje është edhe një moment që tregon anën tjetër të komunitetit shqiptar në Shtetet e Bashkuara, larg stereotipeve dhe lajmeve negative.

“Sot kemi doktorë, avokatë, njerëz me shkollim të lartë dhe po përfaqësohemi shumë mirë. Unë jam vërtet krenar për të gjithë shqiptarët dhe bashkëatdhetarët e mi”, thotë ai.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article KONFLIKT NË BURGUN 302/ “Mos bëj zhurmë se më prishe gjumin”, Viktor Ymeri godet me shuplakë një të burgosur nga Kosova
Previous article E PËSOJNË KEQ/ Hynë si ilegalë në Itali, kapen dhe dëbohen 4 shqiptarët, njëri prej tyre me precedent për drogë

s.autor

Postime të ngjashme

KONFLIKT NË BURGUN 302/ “Mos bëj zhurmë se më prishe gjumin”, Viktor Ymeri godet me shuplakë një të burgosur nga Kosova Aktualitet

KONFLIKT NË BURGUN 302/ “Mos bëj zhurmë se më prishe gjumin”, Viktor Ymeri godet me shuplakë një të burgosur nga Kosova

E PËSOJNË KEQ/ Hynë si ilegalë në Itali, kapen dhe dëbohen 4 shqiptarët, njëri prej tyre me precedent për drogë Aktualitet

E PËSOJNË KEQ/ Hynë si ilegalë në Itali, kapen dhe dëbohen 4 shqiptarët, njëri prej tyre me precedent për drogë

OPERACION MASIV NË KRUJË/ 3 helikopterë kundër zjarreve! Flakët rrezikojnë të zbresin në zonat e banuara Aktualitet

OPERACION MASIV NË KRUJË/ 3 helikopterë kundër zjarreve! Flakët rrezikojnë të zbresin në zonat e banuara

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT