• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 19 October, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

19 October, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
QESHARAKE/ Meta i përgjigjet Ramës: Nuk takoj dot kriminelë se nuk më lë Garda!
Home
Politikë

QESHARAKE/ Meta i përgjigjet Ramës: Nuk takoj dot kriminelë se nuk më lë Garda!

8 October, 2020 F.autor Politikë

Ilir Meta i është përgjigjur akuzave të kryeministrit Edi Rama lidhur me akuzat e këtij të fundit se takohet skutave me trafikantët, të cilwt janë aktualisht subjekte të OFL-së.

Meta tha i ftuar në ‘Opinion’, se nuk mund të takohet me asnjë person pa qenë nën mbikëqyrjen e Gardës së Republikës.

Ai iu kundërpërgjigj kreut të qeverisë duke shtuar se ai është i vetmi person me rekorde kriminale, që ka takuar.

“Shpifjet e kryeministrit tonë të dashur nuk kam kohë t’i takoj. Unë të vetmin person që kam takuar me rekorde kriminale është Edi Rama. Lëri ato përrallat e atij çfarë di ai. Unë ruhem nga Garda e Republikës.

“Unë jam te shtëpia, te pallati i Brigadave, të rezidenca në Durrës dhe shtëpia ku jetoj në Lalëz. Unë nuk mund të shkoj askund”.

“Ai gënjen edhe pa hapur gojën jo më kur hap gojën. Ai ka bërë një krim të jashtëzakonshëm sepse ka frikë nga vota e shqiptarëve. Me lista të hapura i del nga kontrolli Partia Socialiste. Ai është mister 1 prilli”, – u shpreh  Meta.

Presidenti Ilir Meta ka folur për ligjin e ndryshimeve në Kodin Zgjedhor duke thënë se nuk donte ta kthente por reagimi i Partisë Popullore Europiane që e detyron të bëjë këtë veprim.

“Si mund të ecin gërat mirë kur sipas Europian Asylyum Support Office, nga Shqipëria largohen për periudhën korrik 2018-2020 largohen 18.4 herë më shumë se nga Bosnja, 12 herë më shumë se Serbia, 5.1 herë se nga Serbia dhe 4 herë më shumë nga Kosova. Çfarë po ecën mirë këtu”, tha Meta.

“Nuk po flas për referencat e Batonavic. Këto janë statistikat që ja tregova dje dhe Komisionerit për Zgjerim, të cilat nuk i kundërshtonte dot. Kam 8 vjet, por më shumë ndoshta që i kam thënë kryeministrit aktual dhe ky i tërmeteve që ka qenë i Ekonomisë, i kam thënë shkoni në Maqedoni dhe shikoni si i mirëpret dhe lehtëson investimet e huaja”.

“Shkoni dhe hajdeni bëjmë një gjë të tillë në Shqipëri që në një territor në spital apo ska rëndësi, i garantojmë cdo gjë, të gjitha shërbimet e duhura që të rieksportojnë, të rindërtojnë një fabrikë, të punësojnë njerëz”, – tha Meta.

Presidenti foli edhe për marrëdheniet e mira që ka pasur dikur me Ramën.

“Unë kam bërë koalicion me kryeministrin aktual në kohën e Berishës vetëm me një kusht, që të votonte 3 ligjet që mbante peng integrimit europian, të cilat u votuan. Pra me idenë që do zhbllokonte integrimin europian”.

“Për 8 vjet, përsa i përket integrimit europian është vetëm votimi i Reformës në Drejtësi me 140 vota kur kryetar i Parlamentit ishte Ilir Meta dhe u imponua nga Meta dhe i vetmi që mungonte nga Rama”.

“Nga 3 kushte, ka 15 kushte dhe se di sa mund të ketë. Nëse do kishit një kamera të fshehtë, do shihnit që marrëdhëniet e mia me të kryeministrit janë të shkëlqyera në kuptimin personal, është shumë i dashur. Por problemi është se kur jam larguar unë nga detyra e kryeministrit në 2002, Shqipëria ishte e përfshirë në procesin e stabilizim-asociimit dhe Serbia e Mali i Zi nuk ekzistonin në atë proces. Sot janë të dyja para nesh ndërsa ne as nuk bëhet të jemi pjesë dhe të jemi pjesë e votimit të njëanshëm të ndryshimit të Kodit”.

“Nuk do doja ta ktheja mbrapsht. Do më dukej si veprim burokratik, ti e kthen ata e votojnë prapë”.

“Pse ta bëj këtë kur ata do e votojnë prapë dhe do bien në kundërshtim me të gjitha rekomandimet. Unë tani jam i detyruar sepse menjëherë pasi votuan këtë marrëzi, çmenduri, pati një reagim nga Partia Popullore Europian dhe tha: “I bëjmë thirrje, ky është akt që pengon integrimin. I bëjmë thirrje Presidentit ta kthejë mbrapsht”.

“Në këto kushte jam i detyruar. I kam kërkuar edhe LSI të ndërhyjë”, – tha Meta.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article TITULLARËT VLEJNË 3.1 MILIONË EURO/ Të huajt mbizotërojnë në ekip. Ja 12 “sekretet” e Tiranës
Previous article NDYRSHIMET E KODIT ZGJEDHOR/ Meta: Me thënë të drejtën s'doja ta ktheja... por do ta kthej

F.autor

Postime të ngjashme

ANULOHET VIZITA E RAMËS NË VJENË/ Mediat austriake: Pala shqiptare kërkoi që… Politikë

ANULOHET VIZITA E RAMËS NË VJENË/ Mediat austriake: Pala shqiptare kërkoi që…

"OPOZITA ËSHTË E PAAFTË"/ Rama: Nuk jap dorëheqjen, negociatat me BE-në duhet të përfundojnë deri në fund të 2027 Politikë

"OPOZITA ËSHTË E PAAFTË"/ Rama: Nuk jap dorëheqjen, negociatat me BE-në duhet të përfundojnë deri në fund të 2027

PROTESTAT/ Rama nuk tërhiqet: Mandati ynë është i qartë, Shqipëria në BE në 2030! S’do lejoj askënd të rrezikojë të ardhmen e vendit Politikë

PROTESTAT/ Rama nuk tërhiqet: Mandati ynë është i qartë, Shqipëria në BE në 2030! S’do lejoj askënd të rrezikojë të ardhmen e vendit

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT