• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 9 August, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

9 August, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
“BOH ÇFARË NEVERIE”/ Ish-ministri i LSI revoltohet: Ai që blen vota është i pafytyrë, ama ai që e shet është faqezi
Home
Politikë

“BOH ÇFARË NEVERIE”/ Ish-ministri i LSI revoltohet: Ai që blen vota është i pafytyrë, ama ai që e shet është faqezi

8 October, 2020 s.autor Politikë

Ish-ministri i Drejtësisë Ylli Manjani shkruan i revoltuar se kartat e identitetit nuk u merren qytetarëve për të votuar nga “të fortët”e partive të caktuara, por ata i japin vetë në këmbim të shpërblimit.

“Vetëm shitësi i votës e jep kartën. Ja jep blerësit të votës me qejf madje. Kjo është panorama e marrëshënies elektorale shit e blej. Ai që blen vota është i pafytyrë, por ai që e shet votën është faqezi.

Shitësi i votës na e paska gojën për bukë. Të tjerët që mendojnë e sillen demokratikisht me votën jetojnë kot. Bah çfarë neverie! Turp të kenë të gjithë ata faqezinj që shiten dhe justifikohen si kalamaj”, shkruan i revoltuar Manjani.

Shkrimi i plotë:

Ato kartat e identitetit nuk ua marrin, por i japin vetë. I japin në këmbim të shpërblimit.

Justifikohen ai kalamajtë kur duan të gënjejnë prindërit.

Bah çfarë burrash!

Jargaviten e qyrraviten në emër të “bukës se gojës” dhe fjalët i lëshojnë si produktin e bythës!

Kjo nuk hahet më!

Askush sduhet të ketë turp e frikë të votojë kë të dojë! Por të justifikohesh se medemek ti sdo por po të detyrojnë, është argument faqezinjsh.

Nuk ka burrë nëne të më marrë kartën e identitetit nëse nuk dua unë ta jap. Aq më pak të dalë ndonjë bir nëne të me detyrojë të votoj si do ai apo të mos votoj se do ai!

Vetëm shitësi i votës e jep kartën. Ja jep blerësit të votës me qejf madje.

Kjo është panorama e marrëshënies elektorale shit e blej. Ai që blen vota është i pafytyrë, por ai që e shet votën është faqezi.

Shitësi i votës na e paska gojën për bukë. Të tjerët që mendojnë e sillen demokratikisht me votën jetojnë kot.

Bah çfarë neverie!

Turp të kenë të gjithë ata faqezinj që shiten dhe justifikohen si kalamaj.

Bëhuni more qytetarë si gjith të tjerët. Silluni si pjesmarrës në demokraci dhe jo si matrapazë!

Lërini jistifikimet me “bukë goje”, me keq akoma me “bukën e kalamajve”.

Mos i ngatërroni kalamajt të paktën me këto matrapazllëqe!

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article QEVERIA MIRATON AKTIN NORMATIV/ Deri me 15 nëntor kthehen paratë e gjobave të paguara, makinat dhe lejet...
Previous article LËKUNDJET E TËRMETIT/ Sizmiologu Koçi: Nuk duhet të frikësohemi...

s.autor

Postime të ngjashme

ZJARRI NË MALIN E KRUJËS/ Reagon Rama: U shmang një bilanc që mund të kishte qenë tragjik Politikë

ZJARRI NË MALIN E KRUJËS/ Reagon Rama: U shmang një bilanc që mund të kishte qenë tragjik

E KONFIRMUAR/ Ambasada e SHBA reagon pas emërimit të Eric Wendt si ambasador në Shqipëri: Do të mbështesë vizionin e Trump për... Breaking News

E KONFIRMUAR/ Ambasada e SHBA reagon pas emërimit të Eric Wendt si ambasador në Shqipëri: Do të mbështesë vizionin e Trump për...

PUNIMET NË AKSIN ELBASAN-QAFË THANË/ Rama: Do ta bëjë lidhjen e Korçës dhe juglindjes me pjesën tjetër të vendit, më të shpejtë Politikë

PUNIMET NË AKSIN ELBASAN-QAFË THANË/ Rama: Do ta bëjë lidhjen e Korçës dhe juglindjes me pjesën tjetër të vendit, më të shpejtë

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT