Deputeti Myslim Murrizi i është përgjigjur me anë të një postimi në facebook Brisida shehajt, ish-drejtoreshës së Tatimeve që së fundmi ka lënë Partinë Socialiste dhe është zgjedhur nënkryetare e LSI-së.
Ka qenë një deklaratë e Brisida Shehajt që ka ndezur debatin me deputetin, pasi Shehaj e ka quajtur deputetin Myslim Murrizi zëdhënës të rilindjes dhe i është drejtuar si Kapterr Lym Shameti.
Ndërkohë Murrizi shkruan se “Brisida famoze” është konvertuar me klering si nënkryetare e LSI-së, ndërkohë që thotë se është kapterrja e radhës në shtëpinë ehajdutëve.
Ai shprehet se Shehaj nuk duhet të shqetësohet për partinë e tij, pasi nuk ka surrratin e partisë fole të hajdutëve të administratës.
Postimi i plotë:
Nje pergjigje per Brisiden famoze ish drejtoreshen e tatimeve 2013-2017 te rilindjes qe sot eshte konvertuar me klering nen kryetare e LSI
Bleta punetore e Rames qe çon mjaltin ne kosheren e Metes
E “ dashur” Brisi!
Partite e vogla nuk ngjajne me tufen qe je “ zgjedhur” Ti udheheqese dhe nuk kane surratin e partise fole te hajduteve te administrates
Sa per graden time pyet pak me mire ndonje kapterr timin se une kam qene me grade Major ne policine financiare jo tatimore, por Ty Brisi vetem tatimoren mban mend
Pastaj me mire Major ne policin financiare Brisi sesa reçepsioniste ne banke
Per mbiemer Brisi nuk po perpiqem te te huazoj sipas atyre qe ke ndejur ,sepse do te me duhej te permendja gjysmen e mbiemrave te Kombinatit dhe gjithe Kodren e Diellit
Zakonisht nuk replikoj me recepsioniste por ne rrespekt te grades tende si kapterrja e radhes e partise se nje shtepie dhe strehes se hajduteve, po te pergjigjem
Per partine time mos mu ver ne merak se me dobesohesh e shemtohesh dhe pastaj te perzene nga lsi
Kam shume rrespekt per Ju Brisi dhe e vleresoj shume kohen qe harxhuat per te shkruar per mua
Ne nga Myzeqeja per ato qe vleresojme shume themi: marshalla dhe kapim hunden me dore
Suksese ne jete Brisi …………


