• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 19 October, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

19 October, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
ZGJEDHJET E 2021/ Veliaj: PS-së i bashkohen edhe ish-anëtarë të PD dhe LSI
Home
Politikë

ZGJEDHJET E 2021/ Veliaj: PS-së i bashkohen edhe ish-anëtarë të PD dhe LSI

7 October, 2020 F.autor Politikë

Në takimin që pati me socialistët në Njësinë 4 në kryeqytet, kryebashkiaku Erion Veliaj tha se i ishin bashkuar kësaj force edhe ish-anëtarë të PD dhe LSI.

Veliaj tha se opozita i tradhtoi ndjekësit e saj duke lënë mandatet.

“Dua të falenderoj të gjithë ata që na janë bashkuar nga PD sot, dhe të gjithë ata që e kanë kuptuar se për sa kohë ju kemi shërbyer me dinjitet, kur ishit përballë, tani që iu bashkuat familjes tonë do t’ju shërbejmë edhe më shumë. Për të gjithë ata që na janë bashkuar nga LSI-ja, nga PDIU-ja, mirëseerdhët në familjen që nuk ju tradhton kurrë! Në një moment të jetës së tyre besuan se këto parti ishin prej vërteti, por kur i panë që tradhtuan çdokënd, kur e panë që ua përdorën fëmijët si mish për top për të kapur makina, kur e panë që ua përdorën burrat mish për top për të kapur vila, kur e panë që lanë Parlamentin, lanë Bashkitë, lanë zgjedhjet, pra lanë punën për të cilin ishin votuar, votuesit e tyre bënë zgjedhjen e duhur dhe erdhën në familjen tonë”.

Sipas Veliajt, PS është forca politike që ka ende shumë për të bërë.

“Saliu, i cili mbajti peng gjyshërit tanë, prindërit tanë, moshën tonë dhe tani edhe fëmijët tanë që sapo kanë lindur, nuk mund të kthehet për herë të tretë në Shqipëri. Diferenca mes nesh dhe atyre nuk është sa gjëra kemi bërë dhe sa ata kanë shkatërruar, por sa na hanë duart që të bëjmë, sa projekte kemi, sa ëndrra kemi akoma, sa ide kemi akoma dhe sa plane kemi akoma. Kjo është diferenca, në ambicien tonë të lartë që kemi. Unë besoj fort që, në qoftë se ne me këtë frymë që kemi ecur deri më tani vazhdojmë dhe mandatin e tretë, qielli është limiti se çfarë mund të bëjmë për këtë vend”, tha Veliaj.

Veliaj u shperh i bindur në fitoren e një mandati të tretë të socialistëve në zgjedhjet e 25 Prillit.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article RONALDO NË TELASHE/ Përveçse mund të jetë infektuar me Covid-19, duhet të përballet edhe me ligjin
Previous article I "PRET KRAHËT" OPOZITËS/ Varhelyi: Nuk ka asnjë problem, për sa kohë nuk ndalohen koalicionet paszgjedhore

F.autor

Postime të ngjashme

ANULOHET VIZITA E RAMËS NË VJENË/ Mediat austriake: Pala shqiptare kërkoi që… Politikë

ANULOHET VIZITA E RAMËS NË VJENË/ Mediat austriake: Pala shqiptare kërkoi që…

"OPOZITA ËSHTË E PAAFTË"/ Rama: Nuk jap dorëheqjen, negociatat me BE-në duhet të përfundojnë deri në fund të 2027 Politikë

"OPOZITA ËSHTË E PAAFTË"/ Rama: Nuk jap dorëheqjen, negociatat me BE-në duhet të përfundojnë deri në fund të 2027

PROTESTAT/ Rama nuk tërhiqet: Mandati ynë është i qartë, Shqipëria në BE në 2030! S’do lejoj askënd të rrezikojë të ardhmen e vendit Politikë

PROTESTAT/ Rama nuk tërhiqet: Mandati ynë është i qartë, Shqipëria në BE në 2030! S’do lejoj askënd të rrezikojë të ardhmen e vendit

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT