• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 9 August, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

9 August, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
FINALIZOHET OPERACIONI ANTI-DROGË “RICAVO”/ Një i arrestuar në Shqipëri dhe 8 të tjerë në Itali
Home
Aktualitet
Kronikë

FINALIZOHET OPERACIONI ANTI-DROGË “RICAVO”/ Një i arrestuar në Shqipëri dhe 8 të tjerë në Itali

7 October, 2020 s.autor Aktualitet, Kronikë

Finalizohet operacioni antidrogë ‘RICAVO’ mes Italisë dhe Shqipërisë. Një i arrestuar në Shqipëri dhe 8 të tjerë në Itali. Gazetari i Report Tv, Merin Maçi raporton se shqiptari i arrestuar është Rikardoroha Basho. Operacioni për goditjen e një grupi kriminal në fushën e narkotikëve.

“Finalizohet një tjetër operacion ndërkombëtar antidrogë, për goditjen e një grupi kriminal në fushën e narkotikëve. Operacioni policor i koduar “RICAVO”, zhvilluar nga Policia italiane, në bashkëpunim me Policinë e Shtetit, për ekzekutimin e 9 urdhër-arresteve të lëshuara nga Prokuroria e Arezzo-s.

Ky operacion u koordinua dhe zhvillua njëkohësisht në vendin tonë dhe në Itali. Në Shqipëri u kap një prej personave të kërkuar, ndërsa 8 të tjerët u kapën në Itali.

Në orët e para të mëngjesit të sotëm, si rezultat i bashkëpunimit mes ZQK Interpol Tirana, Departamentit të Policisë Kriminale, DVP Vlorë dhe Zyrës së Oficerëve Ndërlidhës në Ambasadën Italiane (misioni INTERFORZA), u zhvillua operacioni policor i koduar “RICAVO”. Në zbatim të urdhër-arresteve të lëshuara nga zyra e Prokurorisë e Arezzo-s dhe si rezultat i veprimeve policore të mirëkoordinuara mes palëve, u arrestuan në Itali 8 persona (shtetas italianë), ndërsa në vendin tonë, u arrestua nga DVP Vlorë, me qellim ekstradimin drejt Italisë, shtetasi shqiptar R. B., 26 vjeç.

Operacioni “RICAVO”, i iniciuar nga strukturat e Karabinierëve të San Gionavvi Valdarno dhe Prokuroria në Arezzo, Itali, pati si qëllim goditjen e një grupi të organizuar kriminal, të përbërë kryesisht nga shtetas italianë dhe shqiptarë, me aktivitet trafikimin ndërkombëtar të narkotikëve. Vazhdojnë veprimet hetimore për dokumentimin e plotë të veprimtarisë së paligjshme të këtij grupi të strukturuar kriminal.

Edhe në finalizimin e këtij operacioni Policia e Shtetit tregoi vendosmërinë dhe besueshmërinë për të luftuar e goditur pa kompromis, në bashkëpunim me homologët, krimin e organizuar, dhe garanton qytetarët se është tërësisht e vendosur për të përmbushur misionin e saj në funksion të garantimit të rendit e sigurisë së jetës dhe pronës së qytetarëve dhe i fton ata të denoncojnë në 112 e Komisariatin Dixital, çdo paligjshmëri”, njofton policia.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article DALIN DETAJE TË REJA RRETH NGJARJES NË POGRADEC/ Zbardhet dëshmia e biznesmenit që iu dogj “BMW X6”
Previous article ME HUMORISTIN MUHARREM HOXHA/ Salianji ëndërron: Roli i tij që më ngjason me Ramën, i mbush brekët prej 25 prillit

s.autor

Postime të ngjashme

"SHTRIHU NË TOKË"/ Dalin pamjet e arrestimit të autorit të vrasjes në Korçë Aktualitet

"SHTRIHU NË TOKË"/ Dalin pamjet e arrestimit të autorit të vrasjes në Korçë

ZJARRI NË KRUJË/ Një lagje mbetet pa energji pas dëmtimit të linjës së tensionit të lartë, vijon ndërhyrja me helikopterë Aktualitet

ZJARRI NË KRUJË/ Një lagje mbetet pa energji pas dëmtimit të linjës së tensionit të lartë, vijon ndërhyrja me helikopterë

7 ORË LUFTË ME FLAKËT/ Zjarrfikësit neutralizojnë zjarrin pranë dy fshatrave në Gjirokastër Aktualitet

7 ORË LUFTË ME FLAKËT/ Zjarrfikësit neutralizojnë zjarrin pranë dy fshatrave në Gjirokastër

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT