• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 19 October, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

19 October, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
NAFTËTARËT NË GREVË URIE/ Rama: Jam i shqetësuar, takova enkas Presidentin e Azerbajxhanit. Shkak privatizimi kriminal
Home
Politikë

NAFTËTARËT NË GREVË URIE/ Rama: Jam i shqetësuar, takova enkas Presidentin e Azerbajxhanit. Shkak privatizimi kriminal

6 October, 2020 F.autor Politikë

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama është pyetur për grevën disa ditore në Ballsh të naftëtarëve të rafinerisë.

Rama thekson se qeveria ka ndërhyrë disa herë, ka bërë përpjekje maksimale dhe do të vijojë por sipas tij problemi i rafinerisë në Ballsh është në thelb pasi është privatizuar në mënyrë kriminale, është keqpërdorur si dhe s’ka pasur investim.

Ai thekson se për ta sensibilizuar nuk duhen greva, pasi ai është sensibilizuar me naftëtarët dhe madje është shumë i shqetësuar por thekson se është problem për të cilën ka folur me Presidentin e Azerbajxhanit dhe njëkohësisht po punon dhe me BE.

Për Ramën ka dy rrugë, investimi i madh në rafineri ose mbyllja e saj, por qeveria nuk është në këtë fazë teksa kërkon zgjidhje për momentin.

”Është kompani private. E privatizuar në mënyrë kriminale. Janë pasojat e një procesi privatizimi kriminal. Jemi përfshirë në mënyrë të vazhdueshme për të lehtësuar dhe mbështetur ata njerëz që janë aty, duke bërë lloj-lloj akrobacish, dhe do bëja një libër më vete për ata, që ajo ndërmarrje të vijojë normalisht.

Jo më larg se pak javë më parë takova Presidentin e Azerbajxhanit. Edhe dje, sot akoma, pasdite do marr informacion se çfarë të reje ka në këtë drejtim. Me kompaninë që pasi fitoi garën për të marrë atë krudin do hynte në procesin e ndezjes së rafinerisë. Çfarë kemi ndihmuar sa kemi mundur. Por për të na fajësuar është e tepërt. Kemi bërë dhe do bëjmë çmos. Është një ndërmarrje që qysh në krye të herës, nëse kishte një arsye për ta privatizuar, ishte për ta rimëkëmbur, privatizimi ishte kriminal, dhe asnjëherë nuk u bënë investime serioze.

Thjesht ajo rafineri është keqshfrytëzuar. Shumë i shqetësuar, por padiskutim është që të bëjmë diçka jo të themi. Më vjen shumë keq. Por nuk mendoj që ka greva urie, për të më sensibilizuar mua. Grevat bëhen kur s’të dëgjon njeri. Ne i këmi dëgjuar, kemi bërë disa herë ndërhyrje që të sistemojmë procesin. Problemi është në thelb, thelbi është i kalbur. Ajo rafineri do investim të madh për të rimëkëmbur që të funksionojë në afat të gjatë. Ose do një politikë tjetër që po punojmë me BE, për të mbajtur një ekuilibër në kohë, në sensin e amortizimit ndërkohë që rafineria mbyllet. Nuk jemi në këtë fazë. Jemi në fazën e opsionit të zgjidhjes, për ato pika ku mund të gjejmë zgjidhje.”- tha Rama.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article PUBLIKON "FLETË RRUFENË"/ Ilir Meta: Kjo është lista e 97 emrave që kanë ngritur dorën për të bllokuar integrimin
Previous article "PO FINALIZOJMË..."/ Rama: Paga minimale hyn në fuqi më 1 janar të vitit 2021

F.autor

Postime të ngjashme

ANULOHET VIZITA E RAMËS NË VJENË/ Mediat austriake: Pala shqiptare kërkoi që… Politikë

ANULOHET VIZITA E RAMËS NË VJENË/ Mediat austriake: Pala shqiptare kërkoi që…

"OPOZITA ËSHTË E PAAFTË"/ Rama: Nuk jap dorëheqjen, negociatat me BE-në duhet të përfundojnë deri në fund të 2027 Politikë

"OPOZITA ËSHTË E PAAFTË"/ Rama: Nuk jap dorëheqjen, negociatat me BE-në duhet të përfundojnë deri në fund të 2027

PROTESTAT/ Rama nuk tërhiqet: Mandati ynë është i qartë, Shqipëria në BE në 2030! S’do lejoj askënd të rrezikojë të ardhmen e vendit Politikë

PROTESTAT/ Rama nuk tërhiqet: Mandati ynë është i qartë, Shqipëria në BE në 2030! S’do lejoj askënd të rrezikojë të ardhmen e vendit

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT