• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 9 August, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

9 August, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
SHTATË TË ARRESTUAR NË DY OPERACIONE NË FIER/ Shkatërrohet grupi i grabitësve të gomave dhe dy trafikantë droge (VIDEO)
Home
Aktualitet
Kronikë

SHTATË TË ARRESTUAR NË DY OPERACIONE NË FIER/ Shkatërrohet grupi i grabitësve të gomave dhe dy trafikantë droge (VIDEO)

6 October, 2020 s.autor Aktualitet, Kronikë

Policia e Fierit ka arrestuar 7 persona në dy operacione. Gjatë operacionit antidrogë të koduar “Mërtishi” ranë në pranga 2 shtetas, të cilëve ju gjet dhe sekuestrua rreth 10 kilogramë lëndë narkotike gati për shitje.

Ndërsa gjatë operacionit “Shëtitësit”, u godit një grup që kryente vjedhjen e gomave të makinave në Lushnje, Fier e Durrës. Vihen në pranga 5 autorët e dyshuar si dhe sekuestorhen një pjesë e gomave të vjedhura.

NJOFTIMI I PLOTË
Specialistët për Hetimin e Narkotikëve në DVP Fier, në bazë të informacioneve të siguruara në rrugë operative dhe falë veprimeve të shpejta operacionale, organizuan dhe finalizuan operacionin antidrogë të koduar “Mërtishi”, gjatë të cilit u bë kapja dhe arrestimi në flagrancë i shtetasve: J. Dh., 71 vjeç dhe M. Dh., 42 vjeç (babë e bir), banues në Mërtish, Divjakë, pasi gjatë kontrollit, Policia gjeti dhe sekuestroi në cilësinë e provës materiale rreth 10 kg lëndë narkotike cannabis sativa të bëra gati për shitje.

Nga specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Lushnjë, në bashkëpunim me specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Fier, falë një pune të mirorganizuar është finalizuar operacioni policor i koduar “Shëtitësit”, si rezultat i të cilit është bërë i mundur zbulimi dhe dokumentimi ligjor i disa ngjarjeve kriminale në fushën e vjedhjes dhe krimeve kundër pasurisë.

Si rezultat u arrestuan në flagrancë shtetasit:

E. H., 27 vjeç, banues në Patos dhe K. Sh., 21 vjeç, banues në Fier, për veprën penale “Vjedhje e kryer në bashkëpunim më shumë se një herë”;

E. Xh., 19 vjeç, banues në Roskovec, për veprat penale “Vjedhje e kryer në bashkëpunim më shumë se një herë” dhe “Kultivimi i bimëve narkotike”;

P. A., 53 vjeç, banues në Fier, për veprën penale “Përvetësimi i parave ose mallrave që rrjedhin nga vepra penale ose veprimtaria kriminale”;

E. E., 34 vjeç, banues në Fier, për veprën penale “Pastrimi i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale”.

Nga veprimet hetimore të kryera dhe provat e grumbulluara ka rezultuar se shtetasit E. H., K. Sh. dhe E. Xh., në bashkëpunim me njëri-tjetrin, janë autorë të 5 rasteve të vjedhjes së gomave të automjeteve të ndryshme në qytetin e Lushnjës, Fierit dhe Durrësit. Gjatë kontrollit në gomisterinë e shtetasit P. A., në Patos, dhe në gomisterinë e shtetasit E. E., në Sheq, Fier, janë gjetur dhe sekuestruar në cilësinë e provës materiale disa nga gomat e vjedhura.

Shërbimet e Policisë, gjatë kontrollit të ushtruar në oborrin e banesës së shtetasit E. Xh., në Roskovec, gjetën të mbjella disa bimë narkotike cannabis sativa.

Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme procedurale.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article BASHA KRYEMINISTËR? Aktori i humorit “provokon” Grida Dumën: E ka koefiçentin 12, njëlloj si të fitojë Delvina ndaj Real Madrid (VIDEO)
Previous article "AI ËSHTË NJË MIK I SHKËLQYER..."/ Natalia më në fund flet për raportin e saj me Neymar dhe Maluma

s.autor

Postime të ngjashme

POLICIA MEGAOPERACION NË PALASË/ Rrethohet vila, arrestohet i shumëkërkuari për inceneratorin e Tiranës Aktualitet

POLICIA MEGAOPERACION NË PALASË/ Rrethohet vila, arrestohet i shumëkërkuari për inceneratorin e Tiranës

TË TJERA DETAJE/ E ndoqi rrugëve me kallashnikov dhe e vrau në një pallat në Korçë. Autori dhe viktima shokë, ishin rritur bashkë Aktualitet

TË TJERA DETAJE/ E ndoqi rrugëve me kallashnikov dhe e vrau në një pallat në Korçë. Autori dhe viktima shokë, ishin rritur bashkë

VRASJA NË KORÇË/ Policia identifikon autorin, ngrihen postblloqe, sekuestrohen kamerat e sigurisë Aktualitet

VRASJA NË KORÇË/ Policia identifikon autorin, ngrihen postblloqe, sekuestrohen kamerat e sigurisë

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT