• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 9 August, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

9 August, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
“KRIMI I ORGANIZUAR PO…”/ Kryeprokurori: Elbasani “fushë lufte” me grupeve kriminale. Shqipëria nuk mund të kthehet në Siçilinë e viteve ’70
Home
Aktualitet
Kronikë

“KRIMI I ORGANIZUAR PO…”/ Kryeprokurori: Elbasani “fushë lufte” me grupeve kriminale. Shqipëria nuk mund të kthehet në Siçilinë e viteve ’70

5 October, 2020 s.autor Aktualitet, Kronikë

Kryeprokurori Olsian Çela është ndalur sot në Elbasan, ku ështët takuar me drejtuesit e lartë të Prokurorisë dhe Policisë.

Gjatë fjalës së tij, kryeprokurori Çela është shprehur me tone mjaft të forta, në lidhje me situatën kriminale në këtë qytet, ndërsa theksoi se krimi është rritur ndjeshëm.

Çela theksoi se nuk bëhet fjalë për krimin e zakonshëm, por për aktivitetin e grupeve kriminale.

Ai deklaroi se qyteti i Elbasanit nuk mund të kthehet në skenë lufte mes bandave për kontrollin e territorit.

Kreu i Prokurorisë së Përgjithshme i bëri thirrje institucioneve të tjera në nivel qendror të përfshihen në luftën kundër krimit në këtë qytet, duke mos lejuar që Shqipëria të kthehet në Siçilinë e viteve 70’.

Po ashtu, ai ka paralajmëruar edhe për rrezikshmërinë e përfshirjes së bizneseve të ngritura nga grupet kriminale në përfitimin e parave publike.

“Niveli i krimit është në rritje, në qytetin e Elbasanit dhe nuk po bëhet fjalë për nivelin e krimit të zakonshëm por kemi të bëjmë me krimin e organizuar.

Këto kërkojnë vëmendje të veçantë nga strukturat e shtetit, nuk mundet që një qytet të kthehet në skenë lufte mes bandave për kontrollin e territorit.

Kjo është maja e ajsbergut të asaj çka po ndodh në qytetet e tjera të Shqipërisë. Niveli i bashkëpunimit me strukturat e shtetit të ngrihet në nivele të tjera. Ne nuk na mungon eksperienca.

Të mbështesim Prokurorinë dhe Policinë e Elbasanit me të gjitha mjetet që ata do të kenë nevojë. Përgjigja për situatën që po ndodh në Elbasan nuk mund të jetë vetëm përgjegjësi e Policisë dhe Porkurorisë në Elbasan, ka struktura të tjera në nivel qëndror që duhet të përfshihen, ashtu siç duhet të koordinohet puna me Prokurorinë e Posaçme.

Ne po përballemi me një situatë aspak të zakonshme, të rinjtë e Elbasanit nuk mund të rekrutohen nga bandat. Nuk mund të jetë kjo prespektiva e tyre. Shqipëria nuk mund të kthehet në Siçilinë e viteve ’70.

Asnjë para nga fondet publike nuk duhet të shkojë në bizeset që kanë ngritur organizatat kriminale. Kjo është e patolerueshme.

Çdo element i evazionit fiskal duhet të hetohet nga instituicionet e porsangritura. Çdo aset me origjinë të jashtëligjshme duhet të hetohet.

Nëse nuk godasim asetet e krimit, nuk do të kemi sukses. Edhe veprimet e dhunshme në rrugët e qyetit, nga to mund të dalin lidhje me elementë të grupeve kriminale.

Ka nevojë për një qasje strategjike, të ngrihet niveli i organizimit.”-tha Olsian Çela.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article TENSIONI/ Gjiknuri: Asgjë personale, Valteri është mërzitur me ndryshimet në Kodin Zgjedhor dhe nuk kontrollon emocionet
Previous article RRËFIM MES LOTËSH/ Marsela Çibuku trregon tmerrin:Jam nisur me gomone për Itali...

s.autor

Postime të ngjashme

POLICIA MEGAOPERACION NË PALASË/ Rrethohet vila, arrestohet i shumëkërkuari për inceneratorin e Tiranës Aktualitet

POLICIA MEGAOPERACION NË PALASË/ Rrethohet vila, arrestohet i shumëkërkuari për inceneratorin e Tiranës

TË TJERA DETAJE/ E ndoqi rrugëve me kallashnikov dhe e vrau në një pallat në Korçë. Autori dhe viktima shokë, ishin rritur bashkë Aktualitet

TË TJERA DETAJE/ E ndoqi rrugëve me kallashnikov dhe e vrau në një pallat në Korçë. Autori dhe viktima shokë, ishin rritur bashkë

VRASJA NË KORÇË/ Policia identifikon autorin, ngrihen postblloqe, sekuestrohen kamerat e sigurisë Aktualitet

VRASJA NË KORÇË/ Policia identifikon autorin, ngrihen postblloqe, sekuestrohen kamerat e sigurisë

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT