• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 19 October, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

19 October, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
SKANDALI/ Pse e nisi Policia italiane hetimin për lajmin e rremë, ku implikohet “njeriu i presidentit”?!
Home
Politikë

SKANDALI/ Pse e nisi Policia italiane hetimin për lajmin e rremë, ku implikohet “njeriu i presidentit”?!

3 October, 2020 Delo.autor Politikë

Për skandalin tashmë të zbardhur nga drejtësia italiane, se ishte një përpjekje për të rrëzuar qeverinë shqiptare, duhet kuptuar konteksti politik dhe ai mediatik në kohën kur shpërtheu.

Jemi në vitin 2017, një vit elektoral kur po afroheshim zgjedhjeve parlamentare të ëtij viti. PS-ja ishte në qeveri me LSI-në, por prej kohësh dy aleatët po përjetonin një krisje të madhe mes njëri-tjetrit.

Opozita kishte ngritur çadrën përpara Kryeministrisë që më 18 shkurt të vitit 2017 dhe deklaroi se nuk do të hynte në zgjedhje me Edi Ramën kryeministër.

LSI nga ana e saj ende nuk kishte dalë hapur, por qarqet e saj mediatike e sulmonin fort qeverinë dhe nën zë flitej se po përgatitej dalja e partisë së Metës nga aleanca me Ramën.

Në atë kohë, siç edhe shpesh kanë qarkulluar mjaft lajme të rreme, apo më shumë sinjale nëpër rrjeteve sociale për të mbjellur panik e pakënaqësi.

Edhe në rrafshin global, bota po jetonte “lulëzimin e lajmeve të rreme” që më pas nisën të sulmohehin në SHBA e BE. Nuk do të kishte bërë përshtypje lajmi i rremë i “1300 kontenierëve me mbetje toksike”, pasi në fund të fundit ai nuk bëri ndonjë efekt mediatik në vendin fqinj.

Ai u publikua nga portali i ish-senatorit De Gregorio, me të cilin Ilir Kulla lidhi marrëveshje, por asnjë media tjetër nuk e publikoi, pasi nuk pa një burim të besueshëm që i referohej.

Në Shqipëri ai lajm u publikua vetëm nga disa portale e televizione pranë opozitës, të cilat nuk e ndoqën duke shkuar në vendngjarje për të zbuluar detajet, pasi nuk kishte vendngjarje.

Megjithatë, ajo që tronditi kancelaritë e shtetit fqinj, ishte përmendja e një institucioni shumë prestigjoz në Itali, por edhe organizatave më të frikshme të krimit të organizuar.

Lajmi i rremë i Pianeta Italia News, theksonte se ka “një pakt ndërmjet Camorras e Ndragheta-s për të administruar jashtë trafiqet e mbetjeve, për të ricikluar sasi të mëdha parash”. Portali theksonte se ka një hetim të hapur për këtë edhe nga Prokuroria e Durrësit, por edhe nga Prokuroria Antimafia e Italisë.

Ndërkohë aty përmendej edhe emri i kryeprokurorit antimafia, Franco Roberti. Një naivitet nga ana e “shpikësve” dhe hartuesve të tekstit, pasi menjëherë zgjoi kureshtjen si të Prokurorisë antimafia, si të prokurorisë së Durrësit, të cilët natyrisht që nuk kishin hapur asnjë dosje.

Në mënyrë të qetë, Prokuroria Antimafia, i kërkoi kolegëve të tyre që ta hetonin njëherë nëse qëndron kjo çështje, e nëse  do të ishte e vërtetë, atëherë ky institucion do të hynte të hetonte përfshirjen e Ndragheta-s dhe Camorra-s.

Menjëherë sapo ish-senatori italian De Gregorio u thirr nga Prokuroria për të deponuar, ai u zbërthye shpejt dhe tregoi të vërtetën.

Kjo sepse ai kishte frikë se mos rëndonte pozitën e tij si precedent, pasi në të shkuarën ai kishte disa hetime mbi shpinë. Dhe menjëherë sapo u zbulua skema, hetimi mbaroi shpejt dhe u mbyll pa zhurmë, duke konkluduar se ishte një mashtrim.

Në një nga fletët e shkresës së Policisë italiane, që e disponon gazeta theksohet:

“Sipas pritshmërive të tij, pjesëmarrja në këtë projekt për rrëzimin e qeverisë shqiptare do të sillnin favore për De Gregorion që bashkëpunoi me Ilir Kullën, nga qeveria e re që do të instalohej në Tiranë. Por nga hetimi nuk se ka elemente të tjera të kësaj marrëveshje. Ndaj procedohet se nuk ka elementë për ta ndjekur penalisht personin në fjalë, ngaqë nuk ka pasur ndonjë pasojë adekuate”.

Mbase për De Gregorion nuk mund të ketë një pasojë penale, por për vendin tonë kjo shkaktoi panik dhe vuri në lëvizje strukturat e anti-terrorit në Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë së Shtetit.

As Sali Berisha dhe as Ilir Meta, si të akuzuar nga drejtësia italiane për sponsorizimin e këtij fakenews, nuk janë marrë në pyetje për këtë skandal. Madje as vetë Ilir Kulla nuk është pyetur për rolin e tij në këtë zhurmë të rreme, që shkaktoi jo pak tension asokohe.(Shqip)

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article SKANDALI/ Ilir Meta bën futbollistin afrikan me pasaportë shqiptare në mënyrë të paligjshme
Previous article I INFEKTUAR ME KORONAVIRUS/ 48 orët e ardhshme, më kritiket për Donald Trump

Delo.autor

Postime të ngjashme

ANULOHET VIZITA E RAMËS NË VJENË/ Mediat austriake: Pala shqiptare kërkoi që… Politikë

ANULOHET VIZITA E RAMËS NË VJENË/ Mediat austriake: Pala shqiptare kërkoi që…

"OPOZITA ËSHTË E PAAFTË"/ Rama: Nuk jap dorëheqjen, negociatat me BE-në duhet të përfundojnë deri në fund të 2027 Politikë

"OPOZITA ËSHTË E PAAFTË"/ Rama: Nuk jap dorëheqjen, negociatat me BE-në duhet të përfundojnë deri në fund të 2027

PROTESTAT/ Rama nuk tërhiqet: Mandati ynë është i qartë, Shqipëria në BE në 2030! S’do lejoj askënd të rrezikojë të ardhmen e vendit Politikë

PROTESTAT/ Rama nuk tërhiqet: Mandati ynë është i qartë, Shqipëria në BE në 2030! S’do lejoj askënd të rrezikojë të ardhmen e vendit

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT