• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 8 August, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

8 August, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
U VRA NË NJË AKSION TË RREZIKSHËM/ Ardi Veliu kujton nënkomisarin shkodran: S’do të tërhiqemi përballë çdo vështirësie…
Home
Aktualitet
Kronikë

U VRA NË NJË AKSION TË RREZIKSHËM/ Ardi Veliu kujton nënkomisarin shkodran: S’do të tërhiqemi përballë çdo vështirësie…

3 October, 2020 s.autor Aktualitet, Kronikë

Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Ardi Veliu, është ndalur tek disa ngjarje kriminale, në vetëm dy javët e fundit ku jeta e punonjësve të Policisë tha ai është rrezikuar seriozisht.

“Ngjarja e Elbasanit ku u plagosën dy persona të pafajshëm dhe u rrezikua shumë seriozisht jeta e punonjësve të Policisë së Fushë Krujës dhe Tiranës, pasi persona me precedent kriminal dhe në kundërshtim me ligjin nuk iu bindën urdhrit të punonjësit të Policisë për të ndaluar në pikën e kontrollit, por reaguan duke plagosur dy punonjës policie në tentativë për t’u larguar, të cilët u prangosën pak minuta më vonë, apo vështirësia dhe rreziku gjatë kapjes së personave që qarkullonin me armë zjarri dhe atyre me rrezikshmëri të lartë shoqërore”, tha ai.

Duke iu referuar këtyre situatave, Veliu theksoi se “nuk do të tërhiqemi përballë çdo vështirësie e rreziku”, teksa ftoi qytetaret te denoncojne çdo paligjshmëri.

Kete deklarate kreu i Policise se Shteteti e dha në ceremoninë përkujtimore për 5-vjetorin e rënies në krye të detyrës të nënkomisarit Simon Gjeta, ish-efektiv i Repartit NSH Shkodër.

“Sot jemi këtu për të kujtuar në këtë 5-vjetor të rënies në krye të detyrës, nënkomisarin Simon Gjeta, i cili shërbeu me nder për 17 vite me radhë në Policinë e Shtetit, por fatkeqësisht mbrëmjen e datës 3 tetor 2015, në fshatin Obot i Ri, në përpjekje për të neutralizuar dhe arrestuar një person të armatosur që kishte kryer plagosje me armë zjarri, ky i fundit i mori pabesisht jetën kolegut tonë të paharruar dhe luftoi kundër Policisë deri në orën 7 të mëngjesit të datës 4 tetor, derisa u vra gjatë shkëmbimit të zjarrit me forcat Renea.

Simon Gjeta, në detyrën e komandantit të grupit të FNSH Shkodër, nuk preferoi të komandonte, por udhëhoqi grupin për të bërë të mundur kapjen e autorit të plagosjes, i cili hapi zjarr pabesisht mbi Policinë duke i marrë jetën komandant Gjetës.

E theksova këtë fakt, se punonjës policie të karakterizuar nga përgjegjshmëria dhe ndërshmëria në kryerjen e detyrës, pavarësisht kostos së saj, janë dhe do mbeten përjetësisht burim frymëzimi, kurajoje, motivimi për ne dhe për brezat që do të vijnë.

Vetëm dy javët e fundit ka pasur disa ngjarje kriminale, ku jeta e punonjësve të Policisë është rrezikuar seriozisht.

Ngjarja e Elbasanit ku u plagosën dy persona të pafajshëm dhe u rrezikua shumë seriozisht jeta e punonjësve të Policisë së Fushë Krujës dhe Tiranës, pasi persona me precedent kriminal dhe në kundërshtim me ligjin nuk iu bindën urdhrit të punonjësit të Policisë për të ndaluar në pikën e kontrollit, por reaguan duke plagosur dy punonjës policie në tentativë për t’u larguar, të cilët u prangosën pak minuta më vonë, apo vështirësia dhe rreziku gjatë kapjes së personave që qarkullonin me armë zjarri dhe atyre me rrezikshmëri të lartë shoqërore.

Gjithçka thashë më sipër dhe vepra e Simonit që ne sot po kujtojmë tregojnë qartë se sa e vështirë dhe e rrezikshme është puna e Policisë. Megjithatë, në asnjë rast nuk jemi tërhequr dhe nuk do të tërhiqemi përballë çdo vështirësie e rreziku, sepse e kemi marrë parasysh riskun për jetën, ndaj përfitoj nga rasti të ftoj qytetarët e ndershëm që të vijojnë të përkrahin dhe mbështesin Policinë, të denoncojnë çdo paligjshmëri se vetëm bashkërisht do kemi shumë më pak dëshmorë policie dhe qytetarë të dëmtuar dhe shumë më shumë rend e siguri për të ardhmen e fëmijëve tanë”, tha Veliu.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article LIVE/ Rama flet për marrëveshjen ekonomike mes SHBA dhe Shqipërisë
Previous article TIRANA HYN NË EPOKËN DIGJITALE "TUMO CENTER"/ Veliaj: Këtë muaj fillojmë punimet te Piramida...

s.autor

Postime të ngjashme

PARANDALOHET NGJARJA E RËNDË/ Tentoi të vriste 38-vjeçarin në Spille pas sherrit, arrestohet i riu Aktualitet

PARANDALOHET NGJARJA E RËNDË/ Tentoi të vriste 38-vjeçarin në Spille pas sherrit, arrestohet i riu

PAS DISA DITËSH BETEJË ME FLEKËT/ Fiken zjarret në Mallakastër, por vijojnë në Roskovec Aktualitet

PAS DISA DITËSH BETEJË ME FLEKËT/ Fiken zjarret në Mallakastër, por vijojnë në Roskovec

DETAJET/ Sherri në burgun e Fierit, goditet me thikë në qafë anëtari i grupit të Bajrajve, si nisi përplasja Aktualitet

DETAJET/ Sherri në burgun e Fierit, goditet me thikë në qafë anëtari i grupit të Bajrajve, si nisi përplasja

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT