Dhoma Kombëtare e Zejtarisë nderoi me titullin “Mjeshtër” zonjën Resmije Tufa “Për përvojë shumëvjeçare, njohuritë dhe aftësitë profesionale në ushtrimin e profesionit të pastiçerisë si dhe për kontributin e dhënë ndër vite për përcjelljen e përvojës tek profesionistët e rinj.”
Resmije Tufa prej 25 vitesh së bashku me bashkëshortin ushtron zanatin e pastiçerisë në qytetin e Belshit. Së fundi ajo u asistua dhe u mbështet nga Dhoma Kombëtare e Zejtarisë e cila i akordoi dhe titullin “Mjeshtër”.
Të pranishëm në këtë ceremoni simbolike ishin Kryetari i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste Taulant Balla, Kryetari i Dhomës së Zajtarisë Luan Bregasi, kryetari i Bashkisë së Belshit Arif Tafani, deputeti Musa Ulqini etj.
Në fjalën e tij Balla vlerësoi Dhomën e Zejtarisë në promovimin e njerëzve të punës, pikërisht ata njerëz që tregojnë faqen më të bukur të Shqipërisë, atë të mikpritjes.
Balla gjithashtu tha se disa vite më parë biznesi i bashkëshortëve Tufa nuk do të kishte këtë sukses që ka sot, kur Belshi është kthyer në një destinacion të rëndësishëm turistik.
“Para 5 vitesh ky biznes do të fshihej mes një sërë godinash, në një amulli që ka mbizotëruar në këtë qytet në 25 vitet e para të tranzicionit.
Në vitin 2015 Belshi nisi një rrugëtim të ri që duket qartë. Rrugëtimi nuk ka përfunduar. Ne socialistët e kemi zakon shprehjen “nuk keni parë gjë akoma”, sepse punët e rëndësishme që do të vijojmë në Belsh janë shumë të mëdha.
Pas përfundimit të qendrës ne do ta shtrijmë transformimin e Belshit në çdo cep”, deklaroi Balla.
Numri dy i PS Balla nuk kurseu ironitë kur tha se të tilla çertifikata pune dhe sakrificash, vlejnë më shumë se dekoratat e politikës.
“Jam shumë krenar që ndodhem në këtë ceremoni kuptimplotë, ku një zonje të ndëruar i jepet ky titull.Jam i bindur se sapo ta marrë vesh presidenti i Republikës do të japë një dekoratë se ja ka marrë dorën me dekoratat këto kohë.
Por titulli që jep Dhoma Kombëtare e Zejtarisë vlen më shumë sesa titujt që jepen për punë politike.”
Çertifikimi nga Dhoma Kombëtare e Zejtarisë nuk është thjesht një simbolikë, por falë ndryshimeve në legjislacion, këto çertifikata njihen nga të gjitha vendet e Bashkimit Europian.
Është në misionin e Dhomës Kombëtare të Zejtarisë çertifikimi, gjurmimi gjetja dhe vlerësimi i njerëzve më profesionistë në të gjithë Shqipërinë. Zonja Resmije Tufa i shtohet listës së artë të mjeshtrave të Shqipërisë.
Nuk është vetëm kjo detyra e dhomës, ne kemi një mision të gërshetuar me sistemin dual gjerman, që do të thotë, paradite punon, pasdite trajnohesh, merr një profesion, merr një zanat dhe kjo shtëpi e zejtarëve çertifikon profesionistët.
Falë legjislacionit, çertifikimet e Dhomës Kombëtare të Zejtarisë njihen nga Bashkimi Europian.
Ky ligj nuk mund të bëhej pa mbështetjen e qeverisë dhe të Kryeministrit Rama. Ai e kuptoi shumë mirë që në Shqipëri ka ardhur koha e vlerësimit të profesionistëve”, tha Balla.







