Kryeministri Edi Rama ka thënë se Shqipëria është i vetmi vend që që kur ka hyrë në proceset e integrimit europian, dhe sot e kësaj dite, ende nuk është anëtarësuar.
Ai tha se vendi ynë asnjëherë nuk ka lëvizur kah dhe qendrim, por mund të vijë dita që të gjykohet e drejtë një lëvizje e Shqipërisë.
Kreu i qeverisë shqiptare tha se ndërkohë edhe Kosova e meriton një vend në arenën ndërkombëtare.
“Kosovës i takon një vend në arenën ndërkombëtare. Krahas kësaj, është dhe fakti që Izraeli e njohu Kosovës, një sukses që qeveria e Kosovës dhe kryeministri meritojnë në rastin më të keq heshtjen e atyre që s’dinë ça flasin, në rastin më të lartë konsiderata të mëdha, vetëm për këtë. Ne kemi qartësisht qendrime të përbashkëta në drejtime strategjike, dhe më vjen mirë që këto qendrime vijnë nga bindja.
Ne jemi aleat stategjik të SHBA dhe BE. Në politikën e jashtme jemi në një linjë me BE. Shqipëria deri tani që po flasim, qysh se ka hyrë në proceset që kanë lidhje me integrimin europia, mbetet i vetmi vend joanëtar i BE, që nuk ka lëvizuar në asnjë rast, nga vija e dakortësuar nga BE në politikën e jashtme. Mund të vijë dita që ne të gjykojmë se mund të lëvizim, por kjo ditë nuk ka ardhur akoma.


