Një 34 vjeçar është arretuar nga policia në Vlorë pasi ka ushtruar dhunë psikologjike ndaj babait të tij dhe e ka kanosur me thikë.
Sipas Policisë, është arrestuar në flagrancë shtetasi: V.K., 34 vjeç, banues në fshatin Fitore, Vlorë. Arrestimi i tij u bë pasi ka ushtruar dhunë psikologjike dhe ka kanosur me mjet prerës (thikë) babain e tij.
Materialet i kaluan Prokurorisë të Rrethit Gjyqësor Vlorë, për veprën penale “Dhuna në familje”.


