• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 8 August, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

8 August, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
QEVERIA E KOSOVËS ME AUTOBUZ DREJT TIRANËS/ Hoti publikon foto nga udhëtimi: Për pak takohemi…
Home
Politikë

QEVERIA E KOSOVËS ME AUTOBUZ DREJT TIRANËS/ Hoti publikon foto nga udhëtimi: Për pak takohemi…

2 October, 2020 s.autor Breaking News, Politikë

Kabineti i qeverisë së Kosovës me në krye Avdullah Hotin janë nisur drejt Tiranës për të marrë pjesë në mbledhjen e gjashtë të përbashkët mes dy qeverive.

Hoti ka publikuar një foto në twitter gjatë udhëtimit me autobus.

“Bashkë me kabinetin rrugës për Shqipëri. Për pak takohemi me kolegët tanë nga Qeveria e Republikës së Shqipërisë, në Pallatin e Kongreseve në Tiranë” shkruan Hoti në twitter.

Takimi i dy qeverive do të zhvillohet në Pallatin e Kongreseve në orën 11:00, ndërsa më parë ishte programuar që kjo mbledhje të zhvillohej në Shkodër.

Dy kryeministrat Rama e Hoti do të kenë një konferencë të përbashkët për mediat në përfundim të mbledhjes.

Nuk ka një axhendë të temave që do të diskutohen dhe do të bihen dakord, ndërsa në takimin e tyre të fundit zyrtar, Rama dhe Hoti kanë folur për projekte të përbashkëta. Këto projekte duhen parë dhe nën dritën e takimit që Hoti dhe Vuçiç zhvilluan në Shtëpinë e Bardhë në Uashington në praninë e Presidentit Donald Trump, ku për Kosovën u premtua një mbështetje e konsiderueshme ekonomike nga SHBA.

Në takimin e fundit me homologun e tij në Tiranë, Kryeministri kosovar, Hoti, foli për tri projekte strategjike siç janë pika doganore në Durrës, HEC-i në Shqipëri për të furnizuar Kosovën dhe linja e përbashkët hekurudhore mes dy vendeve.

Kosova dhe Shqipëria nënshkruan në mbledhjen e fundit të dy qeverive në Pejë, dy vjet më parë, disa marrëveshje, me të cilat brenda gjashtë muajve unifikohen doganat, hiqet romingu dhe parashikohen masa të tjera.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article "ZOTI TË MA FALI..."/ Postimi i fundit për të bijën i 23-vjeçares shqiptare që u vra nga burri në Amerikë
Previous article DOSSIER/ Dëshmia e ish-emigrantit: Pasi më mbajtën një vit në vilat sekrete të Sigurimit, më arrestuan, duke më akuzuar se gjatë...

s.autor

Postime të ngjashme

HARTA E ZJARREVE NË VEND/ Ministria e Mbrojtjes përditëson situatën: Po monitorojmë 9 vatra, ja më problematiket Aktualitet

HARTA E ZJARREVE NË VEND/ Ministria e Mbrojtjes përditëson situatën: Po monitorojmë 9 vatra, ja më problematiket

U KAPËN DUKE U PËRGATITUR PËR VRASJE NË SARANDË/ Jepen masat e sigurisë për 5 të arrestuarit (EMRAT) Aktualitet

U KAPËN DUKE U PËRGATITUR PËR VRASJE NË SARANDË/ Jepen masat e sigurisë për 5 të arrestuarit (EMRAT)

EKZEKUTIMI I EDMOND SULËS/ Policia ushtron kontrolle në 4 banesat e një fisi në Bërxullë, disa të shoqëruar! Ja për çfarë dyshohet Aktualitet

EKZEKUTIMI I EDMOND SULËS/ Policia ushtron kontrolle në 4 banesat e një fisi në Bërxullë, disa të shoqëruar! Ja për çfarë dyshohet

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT