Kreu i Partisë Demokratike Lulzim Basha thotë se kryeministri Edi Rama do të ndiqet penalisht, menjëherë pas zgjedhjeve të 25 prillit.
Basha tha se dosjet me shkeljet e rënda të Ramës dhe qeverisë së tij, tashmë janë “bërë palë”. Basha u zotua se Rama do të dërgohet para drejtësisë, dhe do të marrë ndëshkimin e merituar.
Nderkohe qe vete ka shpetuar nga burgu me procedure per 230 milione eurot e Rruges se Kombit, eshte ne prag hetimi per vrasjen e kater demonstruesve te opozites me 21 janar 2011 si dhe nen hetim per pastrim parash per lobimkin me para ruse ne SHBA, Basha gjen kohen te kercenoje Ramen me burg.
Deklarata e Bashës në emision:
Dosjet e Edi Ramës janë gati, Edi Rama do shkojë për ndjekje penale, dhe sa më përket mua si kryeministër, do të marrë ndëshkimin e merituar.
Pas 25 prillit e pret drejtësia, e pret ndëshkimi i merituar. Nuk më takon mua ta ndëshkojë, por gjithë ato dosje që janë bërë palë.
Ky është mesazhi, ato dosje që janë bërë gati të korrupsionit galopant do shkojnë në drejtësi e të hetohen.
Nuk ka bashkëqeverisje me Ramën, Edi Rama do dërgohet para drejtësisë. S’ka bashkëqeverisje me të keqen.
T’i kërkosh njeriut që e ka vjedhur Shqipërinë deri në kockë, që në kulmin e pandemisë bënte tendera sekretë e po vjedh ca ka mbetur par se të largohet për qeveri teknike ne funksion te shqiptareve është utopi e s’merrem fare me utopi unë po bëj detyrën time si opozitë.
Një njeri i tillë do largohet, si janë larguar njerëzit e kalibrit të tin në Evropë dhe në botë.


