• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 8 August, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

8 August, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
DHËNDRI I VRAU VAJZËN ME THIKË NË XHAFZOTAJ/ Nëna: E gjetën fëmijët të mbuluar me gjak dhe të zhveshur. Krimin nuk e kreu vetëm…
Home
Aktualitet
Kronikë

DHËNDRI I VRAU VAJZËN ME THIKË NË XHAFZOTAJ/ Nëna: E gjetën fëmijët të mbuluar me gjak dhe të zhveshur. Krimin nuk e kreu vetëm…

1 October, 2020 s.autor Aktualitet, Kronikë

Në studion e emisionit me “Zemër të Hapur” në News 24 janë trajtuar ngjarje të cilat kanë shokuar mbarë opinionin publik. E tillë ishte dhe ngjarja makabre e ndodhur në 1 shkurt të 2020 në Xhafzotaj të Durrësit, ku burri vrau me thikë bashkëshorten Manjola Cuku.

Vrasja ndodhi brenda në banesë, aty ku ndodheshin edhe tre fëmijët e çiftit, në moshë fare të mitur. Lulzim Cuku masakroi me thikë bashkëshorten dhe e mbylli atë me çelës në tualet, u largua nga banesa, ndërkohë që telefonoi kunatën e tij se e kishte vrarë Manjolën dhe se ajo duhet të njoftonte policinë.

Fëmijët të tronditur zgjohen nga gjumi dhe gjejnë nënën të masakruar në tualet. Vajza e madhe që ishte vetëm 10 vjeç rrëmbeu telefonin e të ëmës dhe telefonoi gjyshin, duke i thënë se babai kishte therur me thikë mamin. Ngjarja mori përmasa tragjike që edhe pse sot kanë kaluar gati 7 muaj ende trauma dhe tragjedia e vrasjes së Manjola Cukut është mes prindërve të saj dhe fëmijëve.

Për here të parë pas tragjedisë nëna e Manjola Cukut thyen heshtjen.

Ajo rrëfeu sot në studio detaje rrëqethëse nga biseda me nipërit që e gjetën Manjolën pa shenja jeta. E ëma e Manjolës hedh dyshime se natën e krimit dhëndri i saj Lulëzimi është ndihmuar edhe nga i vëllai.

“Në orën 6 janë vënë herët në gjumë fëmijët. Ata zakonisht flinin vonë në orën 1 të natës. Nuk dinë asgjë fëmijët se cfarë ka ndodhur mes prindërve atë nantë. Vajza e madhe e ka parë nënë e saj të vrarë në tualet. Vajza e madhe tha dola dhe pashë gjurma gjaku…mendoj që ka qënë edhe kunati aty atë natë kur e ka vrarë se po të kishte sherr në familje do ngriheshin fëmijët nga gjumi. Mendoj që ata e kanë marrë me forcë vajzën. ‘Hapi sytë, na pa dhe pastaj nuk i celi më’, kështu më thanë fëmijët. Humbja e jetës nuk është nga goditja me thikë por nga hemorragjia, Fëmijët thonë se mami ka qënë e zhveshur. A ka më krim se sa ka bërë ai? A i duhet varur se fëmijët e tërhoqën zvarrë nënë e tyre, e nxorën nga tualeti u bënë gjithë gjak.

Unë mendoj që nxitës në këtë histori kanë qënë të dy kunetërit e Manjolës, ndërsa dyshoj që atë natë kanë qënë Dashamiri ose Fatosi. Shkonte me cu fëmijët në shkollë e ruante kunati nga pas. Me vajzën flisja thoshte nuk kam njeri, se e akuzonin për tradhti, i thoshin ke dashnor. Ajo thoshte le të ma gjejnë..Sipas tyre ka folur në telefon natën. Telefonin e ka lënë në karikim një natë vajza dhe ka shkuar të flejë, ka rënë një zile burri nga Greqia dhe ajo nuk e ka hap, ka rënë në gjumë. Burri që nga ajo natë i thoshte më ke tradhtuar se nuk ma hapte telefonin”,- tha nëna e Manjolës.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article "FAMILJA JONË PO ZGJEROHET..."/ Chiara Ferragni jep lajmin e mirë, në pritje të shtatzënisë së dytë
Previous article POLICIA KONTROLLE NGA TOKA DHE AJRI NË VLORË/ Arrestohet kryeplaku dhe inspektori i një fshati, çfarë zbuluan dronët

s.autor

Postime të ngjashme

HARTA E ZJARREVE NË VEND/ Ministria e Mbrojtjes përditëson situatën: Po monitorojmë 9 vatra, ja më problematiket Aktualitet

HARTA E ZJARREVE NË VEND/ Ministria e Mbrojtjes përditëson situatën: Po monitorojmë 9 vatra, ja më problematiket

AKSIDENT TRAGJIK NË GJERMANI/ Humbin jetën tre anëtarë të një familjeje shqiptare Aktualitet

AKSIDENT TRAGJIK NË GJERMANI/ Humbin jetën tre anëtarë të një familjeje shqiptare

SHKRUMBOHET NGA FLAKËT MAGAZINA NË BULQIZË/ Rrezikohen edhe dy banesat pranë saj Aktualitet

SHKRUMBOHET NGA FLAKËT MAGAZINA NË BULQIZË/ Rrezikohen edhe dy banesat pranë saj

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT