• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 8 August, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

8 August, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
POLICIA KONTROLLE NGA TOKA DHE AJRI NË VLORË/ Arrestohet kryeplaku dhe inspektori i një fshati, çfarë zbuluan dronët
Home
Aktualitet
Kronikë

POLICIA KONTROLLE NGA TOKA DHE AJRI NË VLORË/ Arrestohet kryeplaku dhe inspektori i një fshati, çfarë zbuluan dronët

1 October, 2020 s.autor Aktualitet, Kronikë

Policia e Vlorës ka arrestuar kryeplakun e një fshati dhe inspektorin e zonave të mbrojtura të këtij fshati, gjatë kontrolleve të fundit me dronë nga toka dhe ajri, për parandalimin dhe goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e kultivimit të bimëve narkotike.

Gjatë kontrolleve, policia ka evidentuar dhe goditur dy raste të tentativës për kultivim të kanabisit, në fshatrat Bolenë dhe Vërmik të Vlorës, duke arrestuar kryeplakun D. M., 69 vjeç, dhe inspektorin I. Gj., 64 vjeç.

Njoftimi i policisë:

Arrestohen kryeplaku i fshatit Bolenë dhe inspektori i zonave të mbrojtura në këtë fshat, për shpërdorim detyre.
Shpallen në kërkim 3 shtetas të tjerë.
Shërbimet e Policisë, në vijim të punës për parandalimin, evidentimin dhe goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e kultivimit të bimëve narkotike, gjatë kontrollit masiv të territorit, bazuar dhe në informacionet e marra në rrugë operative, kanë evidentuar dhe goditur një rast të tentativës për kultivim të kanabisit në fshatin Bolenë, Vlorë dhe si rezultat janë asgjësuar fidanë të dyshuar cannabis sativa.
Në vijim të veprimeve, specialistët për Hetimin e Krimit të Komisariatit Himarë arrestuan në flagrancë për veprën penale “Shpërdorim detyre”, shtetasit:
D. M., 69 vjeç, banues në Bolenë, Vlorë, me detyrë kryeplak i fshatit Bolenë, Vlorë.
I. Gj., 64 vjeç, banues në Bolenë, Vlorë, me detyrë inspektor i zonave të mbrojtura në fshatin Bolenë, Vlorë.
Gjithashtu u shpallën në kërkim, për veprën penale “Kultivim i bimëve narkotike”, shtetasit:
Q. B., 77 vjeç dhe P. B., 41 vjeç, banues të dy në fshatin Bolenë, Vlorë.
Kontrollet kanë vijuar dhe në territorin e fshatit Vërmik, ku është evidentuar një tjetër rast i tentativës për kultivim të kanabisit dhe janë asgjësuar fidanë të dyshuar cannabis sativa
Në vijim të veprimeve hetimore u shpall në kërkim shtetasi K. Ll., 47 vjeç, banues në lagjen “11 Janari”, Vlorë, me detyrë kryetar i fshatit Vërmik, Vlorë dhe u procedua në gjendje të lirë shtetasi A. K., 55 vjeç, banues në fshatin Ramicë, Vlorë, inspektor i pyjeve dhe kullotave në fshatin Vërmik, Vlorë, për veprën penale “Shpërdorim detyre”, pasi nuk kanë kontrolluar territorin dhe nuk kanë dhenë informacion për kultivimin e bimëve narkotike
Nën drejtimin e Prokurorisë vijon intensivisht puna për identifikimin dhe kapjen e autorëve të dy rasteve të evidentuara
Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article DHËNDRI I VRAU VAJZËN ME THIKË NË XHAFZOTAJ/ Nëna: E gjetën fëmijët të mbuluar me gjak dhe të zhveshur. Krimin nuk e kreu vetëm...
Previous article FAKTE NGA DUELI TRUMP-BIDEN/ Sa të vërteta janë pohimet e tyre?

s.autor

Postime të ngjashme

HARTA E ZJARREVE NË VEND/ Ministria e Mbrojtjes përditëson situatën: Po monitorojmë 9 vatra, ja më problematiket Aktualitet

HARTA E ZJARREVE NË VEND/ Ministria e Mbrojtjes përditëson situatën: Po monitorojmë 9 vatra, ja më problematiket

AKSIDENT TRAGJIK NË GJERMANI/ Humbin jetën tre anëtarë të një familjeje shqiptare Aktualitet

AKSIDENT TRAGJIK NË GJERMANI/ Humbin jetën tre anëtarë të një familjeje shqiptare

SHKRUMBOHET NGA FLAKËT MAGAZINA NË BULQIZË/ Rrezikohen edhe dy banesat pranë saj Aktualitet

SHKRUMBOHET NGA FLAKËT MAGAZINA NË BULQIZË/ Rrezikohen edhe dy banesat pranë saj

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT