• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 10 November, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

10 November, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
KONFLIKTI AZERBAJXHAN-ARMENI/ Këshilli i Sigurimit i OKB: Ndalni përplasjet ushtarake! Jerevani mund të njohë pavarësinë e Nagorni-Karabakh
Home
Nderkombetare

KONFLIKTI AZERBAJXHAN-ARMENI/ Këshilli i Sigurimit i OKB: Ndalni përplasjet ushtarake! Jerevani mund të njohë pavarësinë e Nagorni-Karabakh

30 September, 2020 Delo.autor Botë, Nderkombetare

Këshilli i Sigurimit i KB shprehu mbështetjen e tij për thirrjen e bwrw nga Sekretari i Përgjithshëm i oKB, Antonio Guterres, për forcat armene dhe azerbajxhanase që pas tre ditë përplasjesh të përgjakshme në rajonin e Nagorno-Karabakh, “të ndalojnë menjëherë luftimet, të ulin tensionet dhe të kthehen në negociata pa vonesë”.

15 anëtarët e trupit të OKB nënshkruan dokumentin njëzëri gjatë një takimi urgjent mbi konfliktin. Kryeministri Armen Nikoll Pachinian e konsideroi të parakohshme idenë e negociatave me Azerbajxhanin përmes ndërmjetësimit rus.

“Nuk është e përshtatshme të flasim për një samit Armeni-Azerbajxhan-Rusi ndërsa po zhvillohen përplasjet,”- i tha Pachinian medias ruse, sipas agjencisë së lajmeve Interfax. “Për negociata – tha ai – na duhet një atmosferë e përshtatshme”.

Kwto ditw, forcat armene janw përpjekur të “rifitojnw pozicionet e tyre të humbura” me veprime ushtarake në drejtim të Fizuli-Jabrailsky dhe Agder-Tertersky, por janw zmbrapsur nga trupat azerbajxhanase, të cilat tani raportojnë se po kryejnë një ofensivë për të pushtuar qytetin e Fizuli.

“Azerbajxhani po përgatitet për një sulm të drejtpërdrejtë ndaj Armenisë,” tha Ministria e Jashtme armene, cituar nga agjencia ruse Interfax. Ministria më pas hodhi poshtë pretendimet e Bakut se Jerevani bombardoi rajonin azerbajxhanas të Dashkesan dhe dënoi përpjekjet e vendit rival për të “destabilizuar rajonin”.

Ndërkohë sipas ANSA, Armenia po shqyrton mundësinë e njohjes së pavarësisë së Nagarag-Karabakh-ut.

Kryeministri armen Nikol Pashinyan ka deklaruar se “Ky opsion është në rendin e ditës dhe se “Ekziston gjithashtu mundësia e nënshkrimit të një marrëveshje strategjike bashkëpunimi midis Armenisë dhe Karabakut si dhe mundësia e nënshkrimit të një traktati bashkëpunimi në fushën e sigurisë dhe mbrojtjes”

Gjatë një takimi me gazetarët rusë në Jerevan, Pashinyan  tha se “Opsionet janë nën diskutim dhe vendimet do të merren në varësi të faktorëve të caktuar”.

Deri më tani, Armenia nuk e ka njohur kurrë pavarësinë e republikës së vetëshpallur.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article E RRALLË/ Flamingot shfaqen në Pogradec, ndodh për herë të parë (FOTO)
Previous article E TRISHTË/ Vdes personi i parë i shëruar nga HIV-i, humb betejën me sëmundjen e rëndë

Delo.autor

Postime të ngjashme

PËRBALLË MOCIONIT PËR SHKARKIM/ Pete Hegseth: Nuk jemi të shqetësuar, jam krenar për Trump dhe vendimet e tij Botë

PËRBALLË MOCIONIT PËR SHKARKIM/ Pete Hegseth: Nuk jemi të shqetësuar, jam krenar për Trump dhe vendimet e tij

PAS HUMBJES NË ZGJEDHJE/ JD Vance ndryshon kurs! Nis shkëputjen nga hija e Trump Botë

PAS HUMBJES NË ZGJEDHJE/ JD Vance ndryshon kurs! Nis shkëputjen nga hija e Trump

FRANCA NË ALARM/ 70 mijë efektivë në terren, protestuesit paralajmërojnë revoltë masive Botë

FRANCA NË ALARM/ 70 mijë efektivë në terren, protestuesit paralajmërojnë revoltë masive

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT