• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 20 October, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

20 October, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
THUMBON XENIN NË PIKËN E TIJ TË DOBËT/ Elisa Spiropali: Mirëmëngjes, hamë boronica
Home
Politikë

THUMBON XENIN NË PIKËN E TIJ TË DOBËT/ Elisa Spiropali: Mirëmëngjes, hamë boronica

30 September, 2020 Delo.autor Politikë

Ministrja e Shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin Elisa Spiropali e ka nisur ditën e sotme me një postim thumbues për djalin e Sali Berishës, Shkëlzen Berishën. Spiropali ka postuar në rrjetet sociale një foto me boronica, duke ironizuar kështu Xenin dhe biznesin e tij të pastrimit të parave në vendin e tij të krimit, Gërdec.  Një mënyrë krejt origjinale ironie nga Spiropali për një histori të frikshme pastrimi parash.

Por cila është historia e Boronicave të Xenit? I biri i ish-kryeministrit Sali Berisha ka marrë një superkredi 1.8 milionë euro nga një bankë, ka vendosur si kolateral pronat e blera afër Gërdecit me këtë borxh bankar, të cilat kanë një vlerë më të ulët se sa kredia, ndërsa më pas ka gjetur një oligark që i paguan qira për këto prona.

Më konkretisht, duke iu referuar bilancit financiar për vitin 2019 të kompanisë ‘Logal’ që Shqiptarja.com ka lexuar, me ortak të vetëm Shkëlzen Berishën, huamarrja totale e kompanisë është 213 milionë lekë. Nga kjo shumë, 202 647 591 lekë janë marrë kredi në Bankën Intesa Sanpaolo dhe 10 490 700 lekë janë kontribut i ortakut të vetëm, pra i Shkëlzen Berishës. Pra kontributi financiar i ortakut për ta e blerë pasurinë ka qenë vetëm 4.6% i totalit të blerjes, ndërkohë që normalisht bankat pretendojnë nga çdo qytetar të thjeshtë të paktën 10 herë më shumë.

Borxhi është përdorur për të blerë 3 parcela arë me sipërfaqe 6.183 metra katrorë dhe 3 parcela te tjera truall 14.220 metra katrorë nga të cilat 5.066.5 metra katrorë godina, të gjitha pozicionuar në zonën kadastrale 2605 të fshatit Marqinet të Vorës, ngjitur me zonën e Gërdecit. Çmimet e tregut për truall dhe godinat në ato zona rezultojnë disa herë më të ulëta se vlera 1.8 milionë euro e deklaruar zyrtarisht nga Shkëlzen Berisha: Por si ka mundësi që ato u gjykuan nga bankat si garanci të mjaftueshme për të lëshuar këtë kredi?

Por misteri nuk mbaron këtu. Kompania ‘Logal’ nuk ka asnjë person të punësuar, pra nuk zhvillon asnjë aktivitet konkret prodhimi. Shpenzimet për personelin të kompanisë së Shkëlzen Berishës për vitin 2019 në fakt janë vetëm 5,034 lekë, dhe kanë ardhur duke u ulur në raport me vitin 2018. Edhe fitimi i kompanisë është në ulje. Në vitin 2019, fitimi rezulton 15 milionë lekë nga 26 milionë në 2018. Nga fitimi, 12 milionë lekë Shkëlzen Berisha ka vendosur që t’ia kalojë vetës së tij si ortak, ndërsa pjesën tjetër ta kalojë në rezervat e kompanisë. Në tërësi, treguesit financiar të vitit 2019 tregojnë përkeqësim në raport me vitin paraardhës.

Nisur nga kjo performancë të zymtë financiare, me çfarë burimi parash, kompania e Shkëlzen Berishës shlyen këstet e kredisë 1.8 milionë euro, plus interesat, që ka marrë në fund të vitit 2018, për të blerë pronat pranë Gërdecit?! Kush ka ndihmuar Shkëlzen Berishën pranë bankës Intesa San Paolo për të përfituar një kredi në kushte kaq të favorshme? Ka ndikuar roli politik i babait të tij? Edhe Sali Berisha, edhe Lulzim Basha, kanë sulmuar vazhdimisht institucione financiare të vendi duke paralajmëruar edhe bankat për masa ndëshkues që do të ndërmarrin sapo një dite do të kthehen në pushtet. A kanë ndikuar këto kërcënime për të favorizuar djalin e ish-kryeministrit?

Shqiptraja.com ka kërkuar pranë banka Intesa Sanpaolo një prononcim zyrtar mbi kriteret e ndjekura në lëshimin e kredisë në fjalë, por deri tani nuk kemi marre asnjë përgjigje. Megjithatë ne presim.

Shkëlzen Berisha duket se nuk është i shqetësuar për këto tregues të zymtë të kompanisë së tij dhe pamundësinë e përballimit të kredisë, pasi pas këtyre lëvizjeve paradoksale në dukje qëndron nje oligark.. Ky i fundit fshihet pas nje kompanie, e cila ka objekt veprimtarie të njëjtë me kompaninë e Shkëlzenit ‘Logal’, atë të frutave të pyllit. Ajo ka punësuar dhe ka paguar Shkëlzenin si ‘konsulent’, tani por ushtron veprimtarinë pikërisht në magazinën që Shkëlzeni ka blerë pranë Gërdecit me kredinë e famshme 1.8 milionë euro.

Për veprimtarinë në godinën e Shkëlzenit, oligarku duhet të paguajë një tarifë të majme qiraje, të paktën barabartë me këstin kredisë që Shkelzeni duhet të pagua bankes plus fitimin e Shkëlzenit. Po atëherë pse oligarku nuk i ka blerë vetë ato godina? Adresën e ushtrimit të aktivitetit në Marqinet e deklaron që kur është themeluar në 2015, vit që çuditërisht përkon edhe me themelimin e ‘Logal’ nga Shkëlzeni. Edhe në këtë rast ‘suksesi’ i Shkëlzenit në biznesin e boronicave duket i garantuar nga roli i oligarkut në prapaskenë, ashtu si në punën e tij si sekser që i ka lejuar të fitojë shumat marramendëse kur babai i tij ishte në pushtet.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article E RËNDË NË DURRËS/ Burri gjendet pa shenja jete në rrugë, ja dyshimet e para të policisë
Previous article JOE BIDEN APO TRUMP? Ja kush e fitoi debatin e parë sipas sondazheve në SHBA

Delo.autor

Postime të ngjashme

"TE KRYEMINISTRIA NË ORËN 10:00"/  Të rinjtë thërrasin protestë kombëtare ditën e shtunë Politikë

"TE KRYEMINISTRIA NË ORËN 10:00"/ Të rinjtë thërrasin protestë kombëtare ditën e shtunë

MES PROTESTAVE NË TIRANË/ Kuvendi njofton se do të mblidhet të enjten. Në rend dite interpelanca urgjente me ministrin e Brendshëm Politikë

MES PROTESTAVE NË TIRANË/ Kuvendi njofton se do të mblidhet të enjten. Në rend dite interpelanca urgjente me ministrin e Brendshëm

“JENI MË TË MIRËT”/ Rama publikon pamjet nga takimi me Policinë: Durim me të rinjtë, forcë ndaj dhunuesve Politikë

“JENI MË TË MIRËT”/ Rama publikon pamjet nga takimi me Policinë: Durim me të rinjtë, forcë ndaj dhunuesve

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT